• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE: Kurti dhe Vuçiç pranuan parimisht propozimin e ri, të dy kishin parakushte

by Java News
02/11/2023 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano në një intervistë për televizionin “Top News”, ka deklaruar se liderat e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç ranë “në parim” dakord për implementimin e propozimit të ri të Bashkimit Europian për Asociacionin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Megjithatë Stano thotë se si Kurti ashtu edhe Vuçiç, kanë patur parakushte, çka për Bashkimin Europian janë të papranueshme.

Stano shton se dokumentet marrëveshjes nuk kanë shpërndarë dhe deri më sot nuk janë bërë publike, pasi nuk është praktikë e BE-së të ndodhë një gjë e tillë.

“Në një takim jozyrtar që synonte avancimin e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit në margjinat e Këshillit Evropian më 26 tetor, HRVP dhe liderët evropianë u takuan me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti.

Ata paraqitën një propozim të ri të balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave dhe këmbëngulën që palët të fillojnë zbatimin e tij. Kjo do të çonte përpara procesin e normalizimit dhe do të zbuste rrezikun për përshkallëzim dhe dhunë të re.

Në takim palët sinjalizuan gatishmërinë – parimisht – për ta pranuar këtë propozim evropian, por të dyja kishin parakushte që të ishin të papranueshme nga pala tjetër.

Ne presim që kjo gatishmëri të çojë në zbatim pa vonesa të mëtejshme. Parakushtet nuk janë të pranueshme.

Gjithashtu formalitetet nuk duhet të pengojnë zbatimin. Të dyja palët do të vlerësohen mbi performancën e tyre individuale të zbatimit.

Presim që palët të angazhohen seriozisht dhe sinqerisht në avancimin e normalizimit përmes zbatimit të propozimit dhe të gjitha dispozitave të tjera të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Kjo mund të bëhet vetëm në kuadrin e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë.

Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim dhe ne asnjëherë nuk shpërndajmë dokumente zyrtare që po diskutohen, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar. Është gjithashtu politika jonë e kahershme që të mos komentojmë rrjedhjet e supozuara ose raportet e mediave që pretendojnë se e kanë parë ose publikuar dokumentin”, ka thënë Stano./m.j

Next Post

Kur përmbys karriget e pushtetit për 30 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In