Kosta Barka, deputeti grek i SYRIZA-s, ka mbajtur dje një fjalim mbi të ashtuquajturin Vorio-Epir si dhe për të drejtat e minoriteti grek në vendin tonë.
Deputeit i Prevezës gjithashtu ka mbështetur në fjalën e tij kandidatin e PBDNJ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Fjala u mbajt gjatë prezantimit të tre kandidatëve të PBDNJ në Athinë, ndërsa Barka theksoi se kishte rezerva për reformën territoriale në Shqipëri. Sipas tij, modeli i Himares dhe Konispolit duhet të ishte aplikuar edhe në Dropull e Finiq.
“Jemi shumë krenar për ju dhe për dashurinë që ju keni treguar ndaj atdheut (Greqisë). Edhe pse ju jetoni në kushte të vështira, përsëri ia keni dalë mbanë që të mbani gjallë helenizmin. Unë dhe qeveria e z. Cipras do t’ju mbështesim gjithnjë” – tha dje në Athinë Kosta Barka.









