• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti gjerman: Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet t’u jepet një rrugë realiste për në Bashkimin Evropian

by Ardit Rada
05/01/2021 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet t’u jepet një rrugë realiste për në Bashkimin Evropian”. Kështu ka deklaruar deputeti gjerman Manuel Sarrazin, i cili në një intervistë për DW tha se perspektiva e zgjerimit të BE-së duhet të bëhet më e besueshme.

Sipas tij, pasi ti jepet një rrugë dy vendeve të Ballkanit Perëndimor më pas duhet të që të rikonceptohet procesi i zgjerimit.

“Mendoj, se pas vitit të trazuar 2020 – kuptohet nga koronavirusi, por jo vetëm – dy gjëra janë ekstrem të rëndësishme: Për Europën Qendrore është e rëndësishme të ruajë unitetin! Ndërsa për Europën Juglindore, për Ballkanin Perëndimor duhet të forocohet perspektiva e zgjerimit dhe të bëhet më e besueshme.

Fillimisht ne duhet që të ndryshojnë menjëherë këto prapraktheu të forta sa i përket kredibilitetit të projektit me mosmundësimin dy herë radhazi të hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në mënyrë që ne të hapim atje bisedimet dhe t’u japim vendeve përkatëse një rrugë realiste për në BE.

Pas kësaj ne duhet të përpiqemi që ta rikonceptojmë procesin e zgjerimit, në mënyrë që shoqëria civile, shoqëritë e këtyre vendeve, të involvohen më fuqishëm direkt dhe të mos bashkëpunohet gjithmonë dhe vetëm me administrata edhe qeveritë”, tha deputeti Sarrazin.

Intervista e deputeti gjerman

 Zoti Sarrazin, cilat janë temat prioritare të BE-së më 2021 lidhur me Europën Qendrore dhe Juglindore?

Mendoj, se pas vitit të trazuar 2020 – kuptohet nga koronavirusi, por jo vetëm – dy gjëra janë ekstrem të rëndësishme: Për Europën Qendrore është e rëndësishme të ruajë unitetin! Ndërsa për Europën Juglindore, për Ballkanin Perëndimor duhet të forocohet perspektiva e zgjerimit dhe të bëhet më e besueshme.

Çfarë duhet bërë sipas jush, në mënyrë që në këtë drejtim të jepet një impuls i ri?

Fillimisht ne duhet që të ndryshojnë menjëherë këto prapraktheu të forta sa i përket kredibilitetit të projektit me mosmundësimin dy herë radhazi të hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në mënyrë që ne të hapim atje bisedimet dhe t’u japim vendeve përkatëse një rrugë realiste për në BE.

Pas kësaj ne duhet të përpiqemi që ta rikonceptojmë procesin e zgjerimit, në mënyrë që shoqëria civile, shoqëritë e këtyre vendeve, të involvohen më fuqishëm direkt dhe të mos bashkëpunohet gjithmonë dhe vetëm me administrata edhe qeveritë.

Mbështetja për një zgjerim has në pengesa brenda vetë BE-së dhe duket e pamundur, që procese të tilla të avancojnë me vende si Kosova apo Bosnjë-Hercegovina. A mos vallë lipset një tjetër perspektivë për rajonin?

Jo! Unë nuk njoh askënd, që të ketë bërë ndonjë propozim të dytë të mirë. E nëse shohim se ku është Turqia sot, padyshim që diskutimet për një antarësi të klasit të dytë, të një partneriteti të privilegjuar apo të ndonjë modeli tjetër në periferi të bërthamës ndoshta nuk janë arsyeja e vetme, por me siguri është njëra nga arësyet, që kanë bërë që ky vend të shkëputet nga shtegu i BE-së.

Ne kemi nevojë për një pozicim të qartë duke u thënë këtyrë vendeve: Ju duhet të jeni pjesë e BE-së! Pa këtë artikulim të qartë nuk do të kishte qenë i mundur zgjerimi as më 2004 e as më 2007. Askush nuk do të jetë vetëm anëtar i klasit të dytë në një klub.

Tani në krizën e koronavirusit politikanët e Ballkanit Perëndimor kritikojnë BE-në që nuk i mbështet mjaftueshëm ata. A është e drejtë kjo?

Mendoj, që BE-ja me paketën ekonomike që ka shpallur ka vendosur një theks. Por që problematika ka të bëjë më shumë me ndihmën akute për krizën, kur vende si Kina e pjesërisht edhe Rusia si dhe politikanë nga rajoni – si presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq – thjeshtë e kanë e shfrytëzuar për interesat e veta situatën e pakoordinuar në BE.

Por mendoj, që shumë njerëz në përgjithësi e shohin, se BE-ja do të mbetet një aktor aktiv në këtë rajon, edhe kur është fjala për luftimin e pandemisë apo të pasojave ekonomike të saj. Në fakt kushdo që jeton në rajon e ka të qartë, që nuk ka një alternativë të dytë, ndaj së cilës të mund të orientohesh, veç tregut më të madh të brendshëm në botë, që ndodhet direkt në kufijtë e shtetit të vet dhe që ka mbërritur në mes të  rajonit.

Një temë e rëndësishme e BE-së lidhur me Europën Juglindore është problemmatika e refugjatëve. Politikani kristiandemokrat Friedrich Merz është pozicionuar lidhur me këtë çështje duke thënë qartë, se njerëzit duhet të qëndrojnë në vendet ku janë aktualisht, në Bosnje apo në Greqi, e duhet të trajtohen atje e jo të lejohen të mbërrijnë në Europën Qendrore. Cila është përgjigja juaj  ndaj kësaj deklarate?

Pozicioni gjerman është i njohur prej kohësh, që ne jemi për një shpërndarje të drejtë dhe duam që të mos i lemë vetëm në këtë situatë as Greqinë dhe as Bosnjen. Nëse sheh situatën e refugjatëve në Bosnje, e ke të qartë që përkujdesi në vend nuk funksionon. Për mua është jo realiste të besosh, se atje mund të organizohet përkujdesja ideale, aq sa ajo të ishte e pranueshme në aspektin humanitar. Në fund të fundit këta njerëz nuk duan të qendrojnë në Bosnje, por duan të vijnë në BE. Ndaj një „program instalimi” në ndonjë kamp luksoz është tërësisht jo realist. Ne duhet ta zbusim gjendjen akute humanitare të njerëzve. Por ne duhet edhe të avancojmë, nëse duhet që refugjatët të shpërndahen, qoftë vullnetarisht apo përmes kontigjenteve. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të lihet ashtu siç është situata e refugjatëve.

Next Post
“As do hesht e as do fal!”, Braçe nxjerr fotot brenda fasonerisë në Krujë: Kushte skandaloze, përmirësojini

'Shkelja e masave anti-COVID gjatë festave na rrezikon të gjithëve'/ Braçe nge alarmin: Egoizëm neveritës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Zjarret zgjerojnë hartën, 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione! S’ka rrezik për banesat

August 17, 2026
Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

August 17, 2026
VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

August 17, 2026
Gallatasaraji i ofron Mançesterit 50 mln euro për Bruno Fernandes, ylli i Portugalisë gati të zbresë në Turqi!

Gallatasaraji i ofron Mançesterit 50 mln euro për Bruno Fernandes, ylli i Portugalisë gati të zbresë në Turqi!

August 17, 2026
“Më tha se do na shuante si fis”- Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

“Më tha se do na shuante si fis”- Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

August 17, 2026
Lufta mes bandave shkakton masakër në Spanjë, të paktën 4 të vrarë, mes viktimave një fëmijë dhe një grua shtatzënë!

Lufta mes bandave shkakton masakër në Spanjë, të paktën 4 të vrarë, mes viktimave një fëmijë dhe një grua shtatzënë!

August 17, 2026
Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e 2 të rinjve të plagosur, të shtruar te QSUT!

Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e 2 të rinjve të plagosur, të shtruar te QSUT!

August 17, 2026
Alarm shëndetësor në Kosovë, regjistrohen raste të reja me fruth, autoritetet apelojnë për vaksinim dhe kujdes!

Alarm shëndetësor në Kosovë, regjistrohen raste të reja me fruth, autoritetet apelojnë për vaksinim dhe kujdes!

August 17, 2026
Aksident dramatik në Prizren, vetura me shpejtësi përplaset me kamionçinën dhe përfundon e bërë copash në oborrin e servisit!

Aksident dramatik në Prizren, vetura me shpejtësi përplaset me kamionçinën dhe përfundon e bërë copash në oborrin e servisit!

August 17, 2026
VIDEO/ Përplasje varkash turistike në Kanë të Francës, zhduket 22-vjeçari, 10 të plagosur!

VIDEO/ Përplasje varkash turistike në Kanë të Francës, zhduket 22-vjeçari, 10 të plagosur!

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com