• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti demokrat: PS shumicë e vetme, do ishte absurd një koalicion me PD-në

by Java News
05/07/2017 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Humbja e zgjedhjeve të 25 qershorit për Partinë Demokratike pati një ndikim të madh jo vetëm në këndvështrimin politik, por dhe në strukturat brenda saj. Shumë anëtarë të PD fajësojnë kreun e opozitës Luzim Basha  si personi i vetëm përgjegjës për rezultatin zhgënjyes i cili jo vetëm që nuk arriti që të mposhtë kundërshtarët politik, por pësoi një humbje të thellë.

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi thote se edhe pse rezultati nuk ishte ai që priste PD-ja, në zgjedhjet e 25 qershorit pati presion të madh nga faktorët politik tek votuesit. Për Boçin, votimi sipas rregullave tashmë ka rënë.

Marrëveshja e 18 majit për Boçin nuk e ka arritur qëllimin që pritej, teksa shprehet se ky pakt i shkaktoi  PD-së një dëm të madh.

“Ishte një marrëveshje e sforcuar, nën ndikimin e shumë faktorëve, për të ndrequr sadopak sistemin tonë të tronditur të votës së lirë dhe të ndershme. Nuk ia arriti qëllimit për mendimin tim. Dëmin më të madh për fat të keq, shumë larg dëshirës dhe qëllimit që u bë ajo marrëveshje nga ana jonë, e ka marrë pikërisht ai që përcakton vlerën e partive që është vullneti i sovranit.

U deformua, u detyrua, u ble, u transformua për shkak të elementeve ekstra politikë. Fitorja e PS mund të ketë çfarëdo ngjyre e shije brenda saj, por vetëm ngjyrën dhe shijen e sovranit mendoj se nuk e ka. Vullneti i tij nuk është thjesht numër, por dhe proces dhe përmbajtje. Nga kjo pikëpamje ky është një vullnet krejtësisht bosh. Pra fitorja e PS është një lloj fitore bosh, që nuk thotë asgjë dhe nuk ngjall asgjë”, thotë ai për Dita.

I pyetur për koalicionin e mundshëm mes PS-PD, deputeti demokrat e mohon një gjë të tillë, duke thënë se kjo është një zhurmë mediatike dhe nuk ka asgjë konkrete:

“Është një koalicion i përfolur pa ndonjë bazë konkrete. Më shumë mediatik se sa politik, i cili i referohet relativizimit të gjuhës politike të kryeministrit se sa një dokumenti politik konkret. Është absurde që një forcë politike e cila ka fituar e vetme shumicën e vendeve në parlament të kërkojë koalicione. Boshllëkun e fitores së saj nuk e mbushin koalicionet, por vërtetësia e votës e cila sot është nul. PS nuk mund të pagëzohet në lumin e PD“.

a.ç

Next Post
Pse nuk duhet të pimë birrë nga shishja ose kanaçja?

Pse nuk duhet të pimë birrë nga shishja ose kanaçja?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

September 30, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku, Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën!

September 30, 2026
Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

September 30, 2026
“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

September 30, 2026
Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

September 30, 2026
Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

September 30, 2026
Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

September 30, 2026
Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

September 30, 2026
Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com