• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deputeti Çuko: Këshilltari i Nishanit, një shërbëtor i tredhur

by Java News
09/09/2015 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuzat e këshilltarit të Presidentit Bujar Nishani në drejtim të deputetëve të mazhorancës në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare ka sjellë edhe reagimin e këtyre të fundit.

Në një prononcim për “Dita”, deputeti Arben Çuko e cilëson një turp deklaratën e këshilltarit të Presidentit Pirro Ahmetaj, i cili ndonëse mban uniformën ushtarake ka bërë një deklaratë politike. “Turp për një njeri me uniformën e ushtarakut.

Gjeneral Pirro Ahmetaj! Hiqi spaletat dhe pastaj mund të vjellësh vrer dhe hedhësh baltë mbi Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Ke shkelur rëndë ligjin e depolitizimit. Ke përdhosur keq figurën e ushtarakut. Je kthyer thjesht në një falangist politik.

Duke sulmuar Komisionin e Sigurisë Kombëtare tregove që je thjesht një shërbëtor i tredhur. Helbete, qeni leh aty ku ha”, thekson Çuko.

Më tej, anëtari i Komisionit të Sigurisë i kërkon Shefit të Shtabit që të mbledhë Komisionin e Disiplinës dhe të merren masa ndaj këshilltarit ushtarak të Nishanit.

“I bëj thirrje Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA të mbledhë urgjent komisionin e disiplinës dhe të marrë në shqyrtim këtë gjeneraluc politik. I bëj thirrje Ministres Kodheli të nxjerrë nga radhët e FA ushtarin e mirë Pirro. Turp, 1000 herë turp për një ushtarak. Hiqi spaletat dhe pastaj shko anëtarësohu te partia e ustait tënd, tashmë pa mustaqe. Mos prit fundin e kohës, e shpejtove vetë” thekson Arben Çuko.

Burime për “Dita” nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se në vitin 1996, Pirro Ahmetaj është liruar nga detyra nga vetë Ministri i Mbrojtjes në kohën kur Berisha ishte President, Safet Zhulali. Motivacioni lidhej me rezultate të dobëta në punë.

Në atë kohë, dolën edhe disa ushtarakë në lirim të cilët dyshoheshin se kishin lidhje me sigurimin e shtetit, ndonëse zyrtarisht është shkruar në letra për rezultate të dobëta.

Next Post

VIDEO/ Sfida e emrit me 51 shkronja, si ia del prezantuesi i motit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

March 4, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

March 4, 2026
“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In