• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

by Ylli Pata
03/09/2026 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Edi Rama ka shpallur sot një nismë të mazhorancës, ku deputetët e PS-së janë të ndaluar që të rekomandojnë vende pune, propozime për promovime dhe të tjerë në zonën e tyre. Madje e ka konsideruar se kjo konsiderohet një shkelje penale.

Në SHBA, një deputet, përkatësisht Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, që përfaqëson një konte të vaktuar, për katër vjet nuk bën gjë tjetër veçse rekomandime për poste të ndryshme publike. Ndërsa një Senator, ku çdo shtet ka vetëm dy merret me gjëra edhe më të mëdha. Jo vetëm për shtetin e tij por për të gjithë SHBA, por edhe mbarë botën.

Sa senatorë amerikanë kanë lobuar për çështjen shqiptare, vetëm sepse kanë pasur shqiptarë në zonat e tyre që kanë financuar fushatat.

Një përfaqësues i komunitetit ka vetëm një detyrë; të bëhet zëri i tyre.

Por problemi ynë është se me reformën e 2008 nuk dihet kush është deputeti i kujt. Sepse një zonë elektorale ka më shumë se 2 apo tre deputetë. Të marrin qarkun Tiranë; njësia 5. Sa deputetë janë nga PS, PD apo partitë e vogla?

Në një sistem mazhoritar por edhe proporcional normal, një zonë elektorale ka vetëm një deputet. Shembulli është Greqia fqinje, ku korrektimi ligjor ka bërë që në një zonë të zgjidhet një deputet. E kjo është jo vetëm logjike por është baza e legjitimitetit të votës popullore.

Sidomos në zona të mëdha si Tirana, Durrësi, Fieri, ku si pasojë votës proporcionale dalin disa deputetë. Ku njëri thotë se gjendja është fantazi e tjetri thotë se është katastrofë.

Problemi i përgjegjësisë është politik e vetëm i tillë. Kush kërkon votën e një njësie territorial, duhet ose të fitojë apo të humbë. Nuk mundet që kjo njësi duhet të ketë dy apo më shumë deputetë.

Ky është një nga handikapët e sistemit proporcional që na u dha si spanjoll. Por në Spanjë, një deputet që zgjidhet nuk e ka një dublant nga një parti tjetër, ai përfaqëson komunitetin, edhe pse nuk është zgjedhur me sistemin mazhoritar.

Përfaqësimi është baza e një sistemi politik; para reformës Gjanaj-Islami-Liponen të 2001 që shkatërroi sistemin e balotazhit alla francez në Shqipëri, deputeti zgjidhej me shumicën absolute të zonës që përfaqësonte, Njëjtë edhe kryebashkiaku. Sot deputeti zgjidhet nga lista e mbyllur kurse kryebashkiaku zgjidhet sikur të ketë edhe një votë më shumë. Po nëse në një qytet konkurrojnë 10 kandidatë dhe i pari ka vetëm një votë më shumë se i dyti a është legjitim?

Next Post
Burnham dhe Macron takohen në “Downing Street”, bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Burnham dhe Macron takohen në “Downing Street”, bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Comments 1

  1. Mos o zot të jeshë sot deputet pe leshi says:
    2 months ago

    Është trapllëk.
    Kush do të jetë BABAI I POPULIT pastaj ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In