• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët hyjnë në Kuvend nga dritarja/ Minxhozi: Imazh i shëmtuar. Ndoshta të dyja palët e duan këtë situatë

by Java News
06/11/2023 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë në “NewsLine” analisti Skënder Minxhozi foli për tensionet e  zhvilluara ditën e sotme para Kryesisë së Kuvendit. Pamjet që u shfaqën ishin të deputetëve të opozitës, të cilët nuk u lejuan nga Garda, dhe në këtë mënyrë zgjodhën të hynin nga dritarja.

Gjatë kësaj interviste, Minxhozi tha se ata persona që hipën nga gardhi treguan një imazh të shëmtuar, dhe se nuk pati asnjë zgjidhje.

Kujtojmë se ishin Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi tentuan të hyjnë, duke u përplasur me gardistët e shumtë, të cilët kishin marrë urdhër të mos lejonin të përjashtuar të hyjnë, si një mënyrë për të mos u përsëritur situata e javës së shkuar.

“Opozita ka zgjedhur obstruksionizmin për të luftuar apo për të marrë të drejtën e saj. Opozita ka të drejtë të reklamojë pjesëmarrjen në Komision. Duhet më shumë balancë dhe ekuilibër në jetën e institucionit më të rëndësishëm të vendit tonë. Duket se nuk ka më respektim të procedurë dhe palët veprojnë sipas parimit të asgjësimit të njëra-tjetrës dhe ajo që e pëson është puna e parlamentit dhe mirëfunksionimi i tij ku për hir të së vërtetës është keqfunksionim. Kemi të bëjmë me një proces ku palët komunikojnë me njëra-tjetrën kacafytën, konkurrojnë.

Ndodhemi në një situatë ku do të duhet të kishte një arbitër. Por në ndryshim nga herë të tjera, ku ndërhynin ndërkombëtarë, apo militantë të secilës palë, por sot të dy këta komponentë po heshtin. Kemi një sherr mes mazhorancës dhe opozitës. Sikur të mos kishim këto probleme ndodh edhe një hetim i SPAK, duke e rënduar këtë situatë”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se deputetët nuk do të duhet të pengoheshin dhe të mbaheshin në rrugë jashtë institucionit, pasi nuk është edhe ligjore.

“Arbitraritetit të opozitës nuk do të duhej ti bashkohej arbitrariteti i Kuvendit duke bërë të kishim kështu dy situata të parregullta. E them që është një situatë komplekse, pasi të dyja palët kanë marrë vendim që me njëra-tjetrën nuk do të kenë kuptim për të lëshuar pe. Palët duhet të gjejnë në momente të caktuara gjuhë të përbashkët dhe kjo është një e tillë.

Duhet të ulen të bisedojnë të shohin kërkesat, pasi kjo situatë është shumë e shëmtuar, por pa u treguar naivë sepse ndoshta të dyja palët e duan këtë situatë. Por funksionimi në parlament është ai që e pëson i pari”, tha ndër të tjera ai./m.j

Next Post
Rezoluta për Kosovën, Çollaku interpelancë me Ramën: Nuk keni kurajo as sa opozita serbe!

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD kërkesë për interpelancë me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In