• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e Rithemelimit kthehen në komisione, “harrojnë” aksionin parlamentar

by Java News
16/11/2023 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksioni parlamentar i nisur nga opozita në 6 Nëntor, për të mos lejuar normalitetin duke bllokuar komisionet dhe seancat plenare, duket se është harruar nga jo pak deputetë demokratë. Kalimi i mbledhjeve të Komisioneve online u cilësua e paligjshme nga demokratët, që shpjeguan se kjo procedurë mund të aplikohej vetëm në raste emergjencash apo situatash të jashtëzakonshme.

Opozita akuzoi mazhorancën se po futej në klandestinitet, por tashmë edhe disa nga ligjvënësit opozitarë të grupimit Berisha-Bardhi po legjitimojnë atë që anatemuan, duke marrë pjesë në këto mbledhje virtuale.

Bujar Leskaj, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Ina Zhupa e të tjerë kanë qenë të pranishëm në komisionet online. Rasti i fundit ishte Edmond Spaho, i cili nuk tha asnjë fjalë, por mori pjesë në votim duke u shprehur kundër p/buxhetit 2024.

Para tij, shumë deputë të të tjerë kanë qenë të pranishëm në komisionet online, disa duke kundërshtuar mbledhjet online, të tjerë kanë heshtur.

A2CNN pyeti Sali Berishën për këto zhvillime, i cili u mundua të justifikonte deputetët e tij, por nuk dha detaje shpjeguese.

“Këta kanë shkuar të programuar, nuk kanë shkuar për kuorumin, kanë shkuar me qëllim tjetër”.

SALI BERISHA – PARTIA DEMOKRATIKE, RITHEMELIMI

Edhe pse kreu i Rithemelimit flet për një koordinim dhe veprim në emër të grupit, Edmon Spaho tregon të kundërtën, kur u kontaktua nga A2CNN.

“Ka pasur edhe të tjerë, unë nuk e dija këtë. Nuk e dija që duhej ikur.”

EDMOND SPAHO – DEPUTET I PD

Të martën e kësaj jave, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ngulte këmbë se pjesëmarrja në komisione ishte e panevojshme, duke i qëndruar aksionit opozitar.

“Nuk ka nevojë që ne të marrim pjesë në komisione për të thënë mendimet tona për buxhetin, aq më tepër që buxheti  është transparentë dhe qytetarët e dinë që nuk kanë asnjë përfitim.”

GAZMENT BARDHI – KREU I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

Me zhvillimet e fundit, opozita po bëhet pjesë e strategjisë së mazhorancës, që tentoi të minimizonte efektet e aksionit opozitar në Parlament. Duke u bërë pjesë e komisioneve online, demokratët po legjitimojnë atë që deri pak më parë e quanin të paligjshme.

/f.s
Next Post
Shkarkohet drejtori i IKMT, Agim Ismailaj. Qëndroi 8 muaj në detyrë. Ja kush e zëvendëson

Shkarkohet drejtori i IKMT, Agim Ismailaj. Qëndroi 8 muaj në detyrë. Ja kush e zëvendëson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In