• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetet e PD: Nevojitet mbështetje për gratë veriore

by A R
08/03/2016 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetet e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj dhe Irma Kopliku zhvilluan një takim me nënat dhe vajzat e Tropojës në atmosferën e ditëve të 7-8 Marsit, ku u ngrit shqetësimi i varfërisë e papunësisë, si penalizim i vazhdueshëm për gratë në këtë zonë.

Deputetja Hajdarmataj tha se sot nënat dhe vajzat ndiejnë pasojat më të rënda të krizës ekonomike, papunësisë dhe mungesës së mundësive për një jetë normale.

“Ne jemi një zonë me resurse të mëdha natyrore, me gra dhe vajza të afta, por që nuk marrin asnjë mbështetje për të shfaqur vlerat e tyre. Sot biznesi është në krizë dhe nuk gjeneron vende pune, ndërsa vetë shteti nuk jep asnjë mbështetje për gratë në nevojë. Në Tropojë dhe në të gjithë veriun nuk hapet një punishte fason apo agrobiznesi që të punësojë gra e vajza, por gjithçka mbetet manipulim qeveritar”, tha deputetja Hajdarmataj.

Ajo premtoi se gratë e opozitës në parlament do të jenë zëri i çdo gruaje dhe nëne shqiptare në vështirësi dhe në nevojë. Beteja jonë, tha ajo, do të vazhdojë deri në ndryshimin e madh për të sjellë shpresën dhe buzëqeshjen e mohuar të nënave që përpiqen me vetëmohim për familjet e tyre.

Deputetja e Shkodrës, Irma Kopliku u shpreh se momenti më i vështirë i kësaj krize që po jetojnë më së shumti gratë dhe nënat, është emigrimi i fëmijëve dhe i të rinjve. Prandaj ne gratë, tha ajo, duhet të mbështesim njëra tjetrën për të përcjellë shpresën tek familjet tona dhe se gjendja do të ndryshojë dhe programi i PD-së do të sjellë ringritjen e vendit.

Gjatë takimit, shumë vajza e gra ngritën problemin e papunësisë dhe të mungesës së mbështetjes sociale për gratë në nevojë.

Next Post

"ISIS po planifikon sulme spektakolare në Perëndim"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

October 4, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

October 4, 2026
Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

October 4, 2026
Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar

October 4, 2026
E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com