• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e opozitës së re presin “oferta”, Enver Roshi: Nuk kthehem më tek LSI

by A R
26/02/2021 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rastësia i dërgoi në Kuvend, por deputetët e opozitës  parlamentare kanë nisur përpjekjet për të ruajtur karrigen edhe për një mandat tjetër. Shumë prej tyre, ndonëse përgjatë muajve në parlament drejtuan gishtin e përgjegjësisë për gjendjen në vend drejt 3 partive kryesore, PS, PD, LSI, gjetën strehë në listat e tyre.

Artur Roshi u shfaq në koalicionin e udhëhequr nga Lulzim Basha ndonëse ky i fundit, deputetët e opozitës së re i quajti lodër në duart e Ramës. Edhe në listat e PS përflitet se do të jenë një numër jo i vogël i deputetëve të opozitës parlamentare.

Mbështetje për socialistët, edhe pa i siguruar një vend në lista do të ofrojë edhe opozitari Enver Roshi, i cili u fut në Kuvend nga lista e LSI. Ai thotë se ende nuk ka një ftesë për të garuar nën siglën e selisë rozë, por nuk do ta refuzonte një vend për kandidat në Elbasan.

LSI sipas Roshit, po humbet mbështetjet e mjaft socialistëve pas bashkëpunimit me PD.

“Tashmë kanë ndryshuar shumë gjëra, ikja jonë mungesa e kontakteve e një vizioni të qartë kanë bërë shumë gjëra, dhe shkëputja në fillim erdhi  e vështirë, tani s’kemi kontakte, në pozicionin që kam taNI edhe Gramshi e ka vështirë të më bashkohet. Më mirë mbetem një socialist sesa me LSI. Kanë ndryshuar shukë gjëra dhe s’mund të rikthehem pas. Përse duhen paragjykuar deputetët kur liderët i lëvizin në 24 orë tavolinat dhe pozicionet e tyre. Në kontekstin e vizionit të vetë e vendos dhe e shikon se ku mund të shkojë dhe të pozicionohet”, u shpreh Roshi.

Ata që mbetën pa një thirrje nga të mëdhenjtë, u bashkuan. Zef Shtjefni, Selami Jenishehri, Kostaq Papa dhe Kujtim Gjuzi depozituan të mërkurën në KQZ kërkesën e tyre për tu regjistruar si koalicion.

Pavarësisht se në dukje, arritja e një mandati është e pamundur, Gjuzi dhe Shtjefni thonë se do ta vijojnë luftën e tyre.

“Nuk kam patur ftesë nga partitë e tjera, bëmë një koalicion me 4 parti për tu dhënë shqiptarëve dhe alternativa të tjera, po na afrohen dhe parti të tjera dhe shoqëri civile, dhe po përzgjedhim kandidatët në çdo qark”, tha Shtjefni.

“Lulzim Basha dhe Edi Rama nuk do kenë shanse të mbajnë peng vendin, nëse nuk vidhet vota koalicioni ynë është vendimmarrës në parlament”, tha Gjuzi.

Të vetëm në rrugën drejt 25 prillit po ecin  Myslym Murrizi me Lëvizjen demokratike Shqiptare, dhe Edmon Stojku i Aleanca Demokracia e re, i cili do të garojë në Tiranë dhe pretendon 30% të elektoratit gri.

“Do marr çdo votë për të cilën kam derdhur djersë, për të cilën jam përpjekur. Zona më e nxehtë është Tirana ku kam ruajtur çdo kontakt dhe kam mbështetje, por jemi të fortë edhe në Durrës,  Elbasan apo Korçë”, tha Stojku.

/report tv/ a.r

Next Post
Ja 10 mitet e rreme mbi “Paketën Antishpifje”!

Zgjedhjet e 25 prillit, një referendum për Reformën në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In