• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e Kuvendit: Qindra miliona shpenzime për udhëtime e dieta

by S M
16/03/2017 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe stafi i këtij institucioni kanë shpenzuar 640 milionë lekë të vjetër gjatë vitit të shkuar për udhëtime jashtë shtetit, bileta avioni, hotele dhe dieta.

Shifra bëhet e ditur përmes një raporti financiar të Kuvendit të Shqipërisë që “Shqiptarja.com” disponon. Memo­ja është firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla dhe është miratuar në mbledhjen e fundit të Byrosë së Kuvendit, ditën e enjte.

Shpenzimet jashtë shtetit

“Janë shpenzuar 32 milionë lekë për blerje bileta udhëtimi jashtë shtetit. Gjatë vitit 2016 axhenda e aktiviteteve ndërparlamentare ka qenë e ngjeshur. Kanë udhëtuar 418 staf dhe deputetë në

destinacione të ndryshme (130 staf dhe 288 deputetë). Nga këto 10 kanë qenë jashtë Evropës si disa udhëtime drejt Uashingtonit, Nju Jorkut, Filadelfia, Kinë, Zambia. Rreth 32 milionë lekë janë shpenzuar edhe për dieta, akomodim, transport aeroport­destinacion dhe anasjelltas”,­thuhet në raportin financiar të Kuvendit për vitin 2016. Nga tabela krahasimore e përgatitur nga Kuvendi kjo shifër është tre herë më e lartë se e vitit 2012.

Parashikimi 2017

Po cilat janë parashikimet në këtë drejtim për vitin 2017? Në relacionin që Albana Shtylla i dërgon Byrosë së Kuvendit për buxhetin e vitit 2017, thuhet se kjo shifër do të arrijë deri në 570 milionë lekë të vjetra.

“Shpenzimet për udhëtime jashtë vendit (Bileta, hotel, dieta) janë detajuar në vlerën totale prej 57 milionë lekësh. Shpenzime për pritje dhe përcjellje e të tjera protokollare është parashikuar 16.5 milionë lekë”­thuhet në relacion.

Kursimet

Kuvendi thotë se gjatë vitit 2016 ka kursyet nga fondi i pagave. “Mosrealizimi i fondeve të pagave për programin legjislativ vjen për shkak se numri faktik i deputetëve ishte 138 nga 140 për të cilët janë planifikuar pagat (Klosi dhe Rama marrin paga si ministër dhe kryeministër), janë ndaluar si penalitet për mospjesëmarrjen në seanca plenare dhe mbledhje të komisioneve parlamentare.

Nuk është plotësuar struktura me një këshilltar grupi parlamentar si dhe me 14 punonjës të zyrave zgjedhore, që për shkak të mospërgjigjes nga strukturat vendore për hapësira, nuk është bërë e mundur hapja e të gjitha zyrave dhe punësimi i planifikuar.

Sa më sipër, nga analizat e bëra në institucion, janë kryer për tu përdorur në sektorë të tjerë 42 milionë lekë nga fondi i pagave dhe sigurimeve shoqërore”,­thuhet në raport.

Shpenzime për udhëtim dhe dieta sipas viteve

2012                21 milion lekë

2013                25 milion lekë

2014                32 milion lekë

2015                45 milion lekë

2016                64 milion lekë

Kuvendi: Kursyem, deputetët nuk sollën faturat e hoteleve

Në raportin financiar për vitin 2016, Kuvendi thotë se ka kursyer pasi deputetët kanë bërë mungesa ose nuk kanë plotësuar dokumentacionin e duhur për ribursimin e faturave. “Vlera faktike e këtyre kompensimeve është 170 milion lekë.

Duhet theksuar se nga programi legjislativ kanë rezultuar kursime nga kompensimet financiare të deputetëve, të cilat në planifikim llogariten sipas Statusit të Deputetit dhe varen nga disa faktorë:

Numri i mbledhjeve të komisioneve parlamentare i cili nuk ka kapur vlerat maksimale të parashikuara dhe për rrjedhojë edhe honoraret e deputetëve kanë qenë më të ulta. Mospjesëmarrja e deputetëve për shkaqe të ligjshme të paligjshme shoqërohet me mos pagesë honorari.

Ditët e dietave brenda vendit, në aktivitetet parlamentare në Tiranë apo në qarqe janë deklaruar më pak se niveli maksimal që parashikon baza ligjore. Deputetët nuk kanë paraqitur fatura hoteli për të tërhequr shpenzimet e akomodimit dhe planifikimi i qerasë së një banese në Tiranë për deputetët e rretheve kanë qenë më të ulta se planifikimi”,­thuhet në relacion.

 

Next Post
Meksika paralajmëron Amerikën për tregti të lirë

Gjykatat amerikane përplasen sërish me Trump për emigrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Carlo

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

March 26, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: AKSHI dhe ekspertët po analizojnë situatën

March 26, 2026
Ambasada e SHBA-ve bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë amerikane

Rihapet lotaria amerikane, konsulenti i vizave zbulon gabimet që bëhen në aplikim dhe risitë: Ja tarifa që do paguani

March 26, 2026
Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

March 26, 2026
Katër shtetas të huaj kapen në kufirin shqiptar me drogë

DETAJE / Sekuestrohen 34 kg kanabis në pikën kufitare të Goricës në Korçë, arrestohen dy shtetas grekë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In