• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetë që paguhen për të mos bërë ligje

by Afrim Krasniqi
31/08/2016 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Në sistemin kushtetues shqiptar pushteti ligjvënës është atribut i parlamentit dhe vetëm në raste emergjence e periudhë të përkohshme kjo e drejtë ushtrohet nga qeveria përmes Aktit Normativ. Institucioni i parlamentit në Shqipëri përbën edhe pikën referuese për vendimmarrjen si dhe zhvillimin e politikës. Për këto arsye aktet e parlamentit kanë vëmendje e rëndësi, si dhe cilësia e tyre reflekton edhe cilësinë e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Mbi këtë bazë Instituti i Studimeve Politike monitoroi dhe analizoi aktivitetin konkret parlamentar në periudhën janar – korrik 2016. Aktet e parlamentit të kësaj periudhe ndahen në katër kategori, në miratim ligjesh të reja (funksioni bazë parlamentar), amendime në ligje të ndryshme (korrigjim të akteve të mëparshme apo ndërhyrje në funksion të axhendës së qeverisë), miratim institucional të konventave, marrëveshjeve, detyrimeve të ndryshme ndërkombëtare, si dhe ndryshime në axhendën parlamentare, në rendin e ditës apo në komisionet e Kuvendit. Kategoria e parë reflekton aftësinë e mazhorancave për të prodhuar politikë e reforma, kategoria e dytë dhe e katërt reflekton nevojat politike të ditës, kurse kategoria e tretë reflekton detyrime e përgjegjësi që burojnë nga marrëdhëniet shtetërore me të tretët, me borxhet, me kreditë, me projektet e huaja të financimit, si dhe me vendime formale të Kuvendit në raport me detyrimet ndërkombëtare.

Referuar të dhënave nga Kuvendi, gjatë periudhës janar – korrik 2016 parlamenti ka miratuar 145 akte, prej të cilave vetëm 19 ligje dhe 25 amendime ligjore. Në total vetëm 29% përbëjnë akte tipike politike parlamentare, pjesa tjetër përbëjnë akte teknike parlamentare. Konkretisht, pjesa më e madhe e akteve janë praktika teknike që lidhen me ndryshime në axhendën e kuvendit, në komisionet e kuvendit, në miratim rezolutash apo vendime për zgjedhje në organe të ndryshme që varen nga Kuvendi. Procedurat parlamentare zënë rreth një të tretën, ku bie në sy çështje të axhendës apo ndryshime në afate ose në përbërje të komisioneve parlamentare. Në 7 muaj janë vetëm dy akte normative, ato të janarit 2016 dhe që lidhen me ndryshime në Buxhetin e Shtetit.

Në analizën e përmbajtjes së akteve, sidomos të ligjeve të reja dhe amendimeve ligjore, bie në sy paketa kushtetuese e 21-22 korrikut 2016. Duke hequr atë (e cila ishte dukshëm produkt ndërkombëtar, jo parlamentar), konstatohet se asnjë ligj reformator i rëndësishëm nuk ka zënë vend në axhendën 7 mujore parlamentare. Konkretisht, janë miratuar ligjet për zejtarinë, për shërbimet, për ndërmarrjet sociale, për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, për shoqëritë e kursim kreditit, për Urdhrin e Psikologut, për të drejtat e autorit, për Garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion, për menaxhimin e kimikateve, luftimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive, për vullnetarizmin, etj, – secili i rëndësishëm në fushën e vet, por jashtë paketës prioritare të reformave politike të shpallura më 2013 dhe të konfirmuara më 2015. Gjithashtu konstatohet se 6 raste Kuvendi ka punuar me ndryshim emergjent axhende dhe kalim në seancë të ligjeve me procedurë të përshpejtuar. Në aspektin krahasimor 12 ligje vijuan në praktikë normale, 6 në praktikë të përshpejtuar. Në lexim politik ky është një detaj që flet për problematikë në aftësinë e lidershipit politik të mazhorancës dhe të Kuvendit për të përcaktuara në kohë dhe afate axhendën politike dhe parlamentare, sipas prioriteteve dhe afateve të vendosura më parë. Mungesa e këtyre të fundit, krijon praktika të përshpejtuara, kryesisht në funksion të nevojave të ditës dhe axhendës ditore, – një praktikë tipike e parlamenteve të brishta të Shqipërisë nga 1992-2016.

Referuar ditëve “aktive” dhe “pasive” parlamentare rezulton se ditët me prodhimtari më të lartë parlamentare kanë qenë seancat e 10 marsit (14 akte), 14 prillit (13 akte), 9 maj dhe 2 qershor (me nga 11 akte). Në total vetëm në këto ditë janë miratuar 49 akte sa 14 seanca të tjera të marra së bashku, ku mesatarisht janë miratuar nga 2-3 akte parlamentare.

Në total, nga raporte të tilla lindin edhe rekomandime dhe këshilla, të cilat, elitat serioze politike i konsiderojnë nëse kanë sensin e përgjegjësisë publike. Konkretisht, për shkak se sesioni i vjeshtës 2016 konsiderohet edhe fillimi i vitit elektoral 2017, mazhoranca dhe opozita do të duhej ta përdorin parlamentin më me efikasitet, – mazhoranca për të vendosur në kohë në axhendë parlamentare ligjet reformatore për të cilat është votuar më 2013, si dhe opozita për të ndërmarrë nisma ligjore sipas premtimeve politike post 2013. Kjo do të kërkonte një axhendë intensive parlamentare përgjatë shtator-dhjetor 2016, si dhe paralajmërim publik të kësaj axhende, në mënyrë që vendimet të jenë cilësisht sa më të mira, më të konsultuara, si dhe më përfaqësuese.

Next Post
Parcelë me kanabis në Shkodër, pranga edhe 21-vjeçares

"Ura e Poçemit"/ Asgjësohen 40 mijë bimë kanabis, ja 4 kultivuesit e arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E kryer, Ferran Torres vishet si ‘sheik’! Kampioni i Botës prezantohet zyrtarisht me fanellën e kampionëve të PSG, 5 vite kontratë!

E kryer, Ferran Torres vishet si ‘sheik’! Kampioni i Botës prezantohet zyrtarisht me fanellën e kampionëve të PSG, 5 vite kontratë!

August 15, 2026
Kërcet arma në Dibër pas përleshjes në fis! Nipi qëllon me pistoletë xhaxhanë pasi i dhunoi nënën dhe arratiset! Një në pranga, nën akuzë dhe 2 kunatat

Kërcet arma në Dibër pas përleshjes në fis! Nipi qëllon me pistoletë xhaxhanë pasi i dhunoi nënën dhe arratiset! Një në pranga, nën akuzë dhe 2 kunatat

August 15, 2026
Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

August 15, 2026
Propozim i çmendur nga shkencëtarja, sugjeron përdorimin e një planeti të tërë si anije kozmike! Çfarë është teoria e “Autostopistit”

Propozim i çmendur nga shkencëtarja, sugjeron përdorimin e një planeti të tërë si anije kozmike! Çfarë është teoria e “Autostopistit”

August 15, 2026
Sezoni veror, 10 tragete me të paktën 20 mijë udhëtarë priten sot në Portin e Durrësit! Regjistrohet fluksi më i lartë

Sezoni veror, 10 tragete me të paktën 20 mijë udhëtarë priten sot në Portin e Durrësit! Regjistrohet fluksi më i lartë

August 15, 2026
Spartaku i Moskës mirëpret Mirlind Dakun, vlerësime edhe nga legjenda e klubit rus!

Spartaku i Moskës mirëpret Mirlind Dakun, vlerësime edhe nga legjenda e klubit rus!

August 15, 2026
Goditet trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, kuksiani kapet në Maminas, në pranga dhe shoqëruesja nga Prizreni! Arsenali dyshohet për grupet kriminale

Goditet trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, kuksiani kapet në Maminas, në pranga dhe shoqëruesja nga Prizreni! Arsenali dyshohet për grupet kriminale

August 15, 2026
Fluks e radhë të gjata edhe në pikën e Qafë-Botës, 10 mijë hyrje-dalje në kufiri, pala greke punon vetëm me 2 sportele

Fluks e radhë të gjata edhe në pikën e Qafë-Botës, 10 mijë hyrje-dalje në kufiri, pala greke punon vetëm me 2 sportele

August 15, 2026
Rekord në Argjentinë, gruaja më e moshuar sjell në jetë fëmijë në moshën 62-vjeçe! Mesazhi prekës: Mos u dorëzoni!

Rekord në Argjentinë, gruaja më e moshuar sjell në jetë fëmijë në moshën 62-vjeçe! Mesazhi prekës: Mos u dorëzoni!

August 15, 2026
Pse nuk mësuam nga ebola?!

Ebola po kthehet në epidemi të rrezikshme dhe po kërcënon Botën, mbi 2 mijë viktima në Kongo! OKB dhe OBSH japin alarmin

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com