Një 50-vjeçare në Tiranë ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me shall brenda në bodrumin e banesës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Qelqit. 50-vjeçarja Q.Xhaferaj u gjet e vetëvarur, nga familjarët e saj, në bodrumin e banesës ku jetonte.
Mësohet se gruaja vuante prej kohësh nga depresioni, çka dyshohet se e ka çuar atë drejt këtij veprimi të rëndë.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
BW/d.i.