• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Denoncimi në Fiks Fare, nis procedimi penal për tre mjekë në Korçë

by A R
06/12/2015 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një denoncimi në “Fiks Fare”, policia e Korçës ka nisur procedim penal ndaj tre mjekëve të spitalit rajonal. Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Të proceduar janë K. SH, 43 vjeç shef i urgjencës, R. Ç, 45 vjeç mjek kirurg dhe V. Ç, 68 vjeç gjithashtu mjek kirurg në spitalin e Korçës.

Një qytetare kishte denoncuar rastin në emisionin investigativ “Fiks Fare”, pasi mjekët i kanë marrë për një operacion të thjeshtë shumën prej 20 mijë lekësh të reja.

Komunikata e policisë:

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomiko–Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasve:

  • K.SH, 43 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë, Shefi i urgjencës së Spitalit Korçë).
  • R. Ç, 45 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë, mjek kirurg pranë Spitalit Korçë).
  • V.B, 68 vjeç, banues në Korçë, ( me detyrë ,mjek kirurg pranë Spitalit Korçë).

Procedimi penal ndaj tyre , filloi pas, denoncimit të bërë nga një qytetar, në emision televiziv, investigativ “Fiks Fare” transmetuar më datë 02.12.2015.

Në të cilin, u paraqitën pamje filmike, ku këta shtetas, me detyrë mjekë pranë Spitalit Rajonal Korçë, për një operacion kirurgjikal, i kanë marrë, shumën prej 20 000 lekësh (të reja), një shtetasi.

Procedimi ndaj tyre, u krye për konsumim të elementë e të veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 248 e 259 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit, fton mediat të denoncojnë, çdo rast korruptiv apo aferë duke garantuar se do t’i ndjekë, në kohë dhe me seriozitet , denoncimet duke vënë përpara përgjegjësisë çdo shkelës ligji.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Next Post

Sanksionet ruse për Turqinë nuk prekin sektorin e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In