• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MIE reagon për inceneratorët: Janë në administrim nga shteti, pagesat kryhen në përmbushje të detyrimeve kontraktuale

by Java News
02/08/2022 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar sot duke hedhur poshtë akuzat e ardhura nga partitë e opozitës lidhur me pagesat që po vijojnë t’ju bëhen inceneratorëve, duke theksuar se tashmë këto kompani administrohen nga shteti dhe jo nga personat e shpallur në kërkim nga drejtësia.

Sipas MIE, në rolin e autoritetit kontraktual, pagesat janë bërë pas kërkesës së administratorit të emëruar nga shteti, në përmbushje të detyrimeve kontraktuale, që shteti ka ndaj këtyre kompanive.

Në reagim thuhet se gjithashtu se krahas pagesave të bëra, MIE ka vendosur edhe penalitete financiare ndaj kompanive të inceneratorëve, për mos përmbushje në kohë të detyrimeve kontraktuale, që lidhet me mosdorëzimin në kohë të objekteve.

Më poshtë reagimi i plotë i MIE:

Në zbatim të kontratës Koncesionare “Për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në rolin e Autoritetit Kontraktor, ka detyrimin kontraktual të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas kushteve të kontratës, konkretisht pikës 5.4.3/d të saj, që parashikon se “Në çdo kohë gjatë afatit të kësaj kontrate, AK është i detyruar, të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas aneksit V bashkëlidur kësaj kontrate dhe të mos i ndërpresë ato përveçse në rastet e parashikuara nga dispozitat 10.9 ‘Braktisja’ dhe 11 ‘Zgjidhja e kontratës së koncensionit’ të kësaj kontrate. Garantimi i pagesës së kësteve është kusht thelbësor i kontratës”.
Me vendimin e datës 28.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë vendosur në sekuestro preventive shoqëritë koncesionare së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajshme, duke i kaluar në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe duke caktuar dhe Administratorin e tyre.
Në vijim, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara i ka kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të kryejë pagesat në përmbushje të detyrimeve kontraktuale. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në përmbushje të detyrimeve të kontratës, kërkesës së Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, si dhe faturave të lëshuara prej Agjencisë, ka kryer pagesën e mbështetjes financiare për këstet mujore për muajt, prill, maj dhe qershor 2022.
Gjithashtu në zbatim të detyrimeve kontraktore, konkretisht Neni 19, pika 16.1 e kontratës “Sanksionet”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bazuar në të dhënat e ecurisë së punimeve nga Mbikqyrësi i Punimeve, ka vendosur penalitet për mosrespektimin e afateve për dorëzimin e objektit në masën 551,250 euro, penalitet i cili rritet çdo ditë me 2250 euro/ditë.
Në përgjigje të akuzave të lëshuara sot në media nga parti politike të caktuara, të lidhura me transaksione që nuk janë pjesë e objektit të kontratave koncesionare, Autoriteti Kontraktor nuk mund të ketë dijeni për huadhëniet, huamarrjet apo transaksione të tjera të kësaj natyre. Autoriteti Kontraktor jep miratim për transferimin e aksioneve gjatë kohëzgjatjes së kontratave koncesionare në fuqi, veprim që nuk ka ndodhur në këtë rast./m.j

Next Post
“Njerka më trajton keq”/ Mesazhet mes Rudina Dembacajt dhe vajzës së Mark Frrokut tregojnë qartë raportin mes tyre

"Njerka më trajton keq"/ Mesazhet mes Rudina Dembacajt dhe vajzës së Mark Frrokut tregojnë qartë raportin mes tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

September 26, 2026
Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

September 26, 2026
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge

September 26, 2026
Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com