• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denoncimi i PD: Një mësues jep mbi 40 orë mësimi në javë por paguhet vetëm për 5-6 orë

by Ardit Rada
11/10/2020 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një deklarate për shtyp të bërë nga ish-deputetja Albana Vokshi, PD  ka deklaruar se mësuesit nuk po shpërblehen për mundin e tyre, pasi punojnë 40 orë shtesë mësimi në javë dhe paguan për 5-6 orë në ditë.

“Që prej nisjes së shkollës, 34 mijë mësues janë braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit,megjithëse, ashtu si dhe mjekët janë në vijë të parë të betejës më virusin COVID19. Të nënvlerësuar, të nëpërkëmbur dhe të keqtrajtuar qeveria i detyron të punojnë si skllevër, pa i paguar mësuesit për të gjitha orët shtesë të punës.

Për shkak të pandemisë, i kanë detyruar të punojnë dyfishin e normës së tyre. Një mësues jep mbi 40 orë mësim në një javë në kushte të vështira, me maskë, me stres, pa kushtet minimale të sigurisë, pasi në shkolla nuk ka ujë, as dezinfektantë. Dhe në fund të muajit, mësuesit nuk paguhen për mundin e tyre.

Pavarësisht se kanë punuar 20 apo më shumë orë shtesë, ata paguhen vetëm për 5-6 orë, një shumë krejt e papërfillshme për lodhjen e madhe, duke qënë në rrezik konstant për shëndetin dhe jetën“, tha Vokshi.

Për këtë fakt ka hedhur akuza ndaj ministres së re të Arsimit Evis Kushi, për të cilën thotë se po mashtron opinionin publik.

“Shpreh keqardhje për Ministren e Arsimit, e cila, njësoj si paraardhëset, ka vendosur të mos i shërbejë arsimit, por propagandës së kryeministrit në ikje. Ministrja e Arsimit po e mashtron opinionin publik si për pagesën e orëve shtesë të mësuesve, ashtu edhe për përmasat e përhapjes së COVID19 nëpër institucionet e arsimit shkollor apo parashkollor.

Faktet nuk të lënë të gënjesh. Përllogaritja e orëve shtesë të mësuesve tregon realitetin e rëndë me të cilin përballen mësuesit. Punojnë mbi 20 orë shtesë në vështirësi të jashtëzakonshme, por paguhen maksimumi për 6 orë mësimi.

14 e më shumë orë të tjera shtesë në muaj zhduken pa u vlerësuar, sepse Edi Rama nuk do t’ia dijë për askënd që punon me djersën e ballit. Për kryeministrin në ikje, pazaret me oligarkët dhe klientët e qeverisë janë i vetmi prioritet.

Kosova është shembulli perfekt për të kuptuar kontrastin mes një qeverie që vjedh dhe një qeverie që punon, Në Kosovë, qeveria atje ka shpërblyer me mbi 120 euro çdo mësues për vështirësitë e periudhës së pandemisë së COVID19 dhe ka certifikuar shkollat për sigurinë anticovid.

Në Shqipëri, qeveria në ikje jo vetëm nuk u ka dhënë një qindarkë shtesë mësuesve, por refuzon t’u paguajë edhe orët shtesë që ata janë detyruar të kryejnë nga mësimi me disa turne dhe që u takojnë me ligj. Qeveria e Edi Ramës është e vetmja në Europë që i keqtrajton mësuesit, duke ndikuar  drejtpërdrejt edhe në cilësinë e mësimdhënies. Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill!

Mësuesit do të trajtohen me dinjitetin e duhur nga qeveria e Partisë Denokratike. Çdo orë mësimi do të paguhet! Mundi i tyre do të shpërblehet, në mënyrë që shkollat tona publike të kenë cilësinë më të mirë të mësimdhënies“, shton Vokshi më tej.

/e.rr

Next Post
“Buzëqesh” Milani, pasi mposhti COVID-19, Ibrahimoviç rikthehet në stërvitje

"Buzëqesh" Milani, pasi mposhti COVID-19, Ibrahimoviç rikthehet në stërvitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In