• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denoncimi i ngacmimit seksual, reagon PD: Dënojmë aktin dhe mosreagimin e institucioneve

by A R
13/01/2023 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar pas rastit të transmetuar në emisionin “Stop” në Tv Klan ku një nëpunëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është ngacmuar seksualisht dhe dhunuar nga kolegu i saj 60-vjeçar. Orinda Malltezi, anëtare në Departamentin e Çështjeve Sociale në PD, deklaroi këtë të premte se selia blu dënon aktin e padenjë ndaj zonjës dhe mosreagimin e institucioneve.

“Administratës së Edi Ramës nuk i mjafton korrupsioni financiar pa i shtuar edhe atë erotik. Një punonjëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është ngacmuar seksualisht në vendin e punës, sipas video-dëshmisë së transmetuar nga emisioni “Stop”. Partia Demokratike dënon fillimisht aktin e padenjë ndaj një zonje, dhe së dyti reagimin, më saktë mosreagimin, institucional ndaj këtij akti, duke i cilësuar të dyja tregues të korrupsionit moral dhe shpirtëror të kësaj administrate, të cilën asnjë skandal nuk e ndal dhe asnjë kod nuk e përmban. Sipas videos, ngacmimi seksual vazhdonte prej kohësh, dhe shprehej fizikisht, verbalisht dhe joverbalisht. Në kushtet e mungesës së politikave të qarta për ngacmimin seksual në vendin e punës, punonjësja ishte munduar ta zgjidhte situatën në mënyrë të heshtur, dhe pasi ka konstatuar që nuk ka pasur asnjë ndryshim, është ankuar në nivel administrativ dhe më pas penal. Situata e ngacmimit ka vazhduar në kushtet e mosreagimit të frikshëm të institucioneve, gjë që krijon një precedent që vë në rrezik të gjitha gratë dhe vajzat në administratën publike. Të gjitha institucionet e vëna në dijeni nuk kanë reaguar pas marrjes së ankimimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ministria e Financave dhe Prokuroria e Tiranës, nuk kanë marrë asnjë hap për ta verifikuar situatën dhe për ta adresuar atë. Zonja është lënë vetëm dhe viktimë e një ngacmim seksual për 3 vjet, me gjithë barrën psikologjike që kjo sjell. Institucionet që duhej të kishin reaguar menjëherë sapo janë vënë në dijeni janë: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtuesi i të cilës ka përgjegjësinë kryesore për lejimin e kësaj situate, Ministria e Financës si institucion epror, Departamenti i Administratës Publike, që ka përgjegjësinë e kodifikimit të politikave kundër ngacmimit seksual në vendin e punës dhe monitorimin e zbatimit të tyre”, deklaroi ajo.

Në fund Malltezi thotë se PD ofron të gjithë mbështetjen morale dhe ligjore punonjëses së administratës, për të vazhduar procedurat gjyqësore ndaj autorit dhe të gjithë zinxhirit të abuzuesve.

“I kërkojmë Prokurorisë së Tiranës, fillimin e menjëhershëm të hetimit. Ju bëjmë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, në administratën publike dhe kudo, që të denoncojnë çdo lloj veprimi të ngacmimit seksual në vendin e punës, si dhe i kërkojmë urgjentisht Departamentit të Administratës Publike të kërkojë zbatimin dhe respektimin e Konventës së ngacmimit seksual që ka miratuar Kuvendi. Ky është rasti për një #metoo shqiptare. Ky është rasti për tu dalë zot zonjave, nënave, grave që mbajnë në këmbë, jo vetëm shtëpitë tona, por edhe Shqipërinë”.

Emisioni “Stop” publikoi dy ditë më parë një video ku një nëpunëse i kërkohej nga kolegu ta prekte në faqe dhe i dërgonte mesazhe. Denoncuesja i kishte dërguar email edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosit, për t’i shprehur ankesën për kolegun e saj të quajtur Mexhit Allushi që e përndiqte dhe ngacmonte. Sërish nuk gjeti zgjidhje dhe drejtori nuk ndërmori asnjë veprim.

Pavarësisht të gjitha, problemi kulmoi në Fier, kur Allushi ushtroi dhunë fizike ndaj zonjës në fjalë. Edhe pse çdo gjë është e filmuar sërish nuk u mor asnjë masë.

/a.r

Next Post
VIDEO / Shëtitorja e re në Lezhë, Rama: Nisim nga puna të hënën

VIDEO / Shëtitorja e re në Lezhë, Rama: Nisim nga puna të hënën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

November 7, 2026
Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

November 7, 2026
DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

November 7, 2026
Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

November 7, 2026
Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

November 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

November 7, 2026
Superliga/ Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

Superliga/ Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

November 7, 2026
EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

November 7, 2026
“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In