Gjykata e Hanoverit në Gjermani dënoi turko –gjermanin I.B. me burgim të përjetshëm, pasi kishte vrarë dy fëmijë romë me prejardhje nga Kosova.
Vrasësi i Jenisa. M., 8 vjeçare e cila në vitin 2007 u ekzekutua dhe kufoma e saj u zhduk për shtatë vite pa asnjë gjurmë po ashtu edhe Danos, në fund mori dënimin e merituar. I.B. u dënua me burg të përjetshëm nga gjyqi i qarkut të Hanoverit, shkruajnë mediet gjermane
Por çfarë e shtyri të dënuarin të bëj këtë akt? Siç thuhet ai si turk është ndier gjithmonë i fyer nga familja rome me prejardhje nga Kosova duke thënë se vrasjen e kishte bërë nga “urrejtja për shqiptarët”, kanë shkruar mediet gjermane.









