• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dënohet pensionisti për kultivim kanabisi: E mbolla për shërimin e këmbëve, më ishin fryrë

by Java News
11/07/2022 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka ‘përqafuar’ legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, por ka edhe qytetar të keqinformuar që ende pa u miratuar ligji, e kanë mbjellë këtë bimë individualisht.

Euronews Albania sjell historinë e një pensionisti të dënuar për kultivim kanabisi, i cili shpresonte të shëronte këmbët me bimën narkotike.

Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Por mesa duket ky diskutim prej më shumë se 2 vitesh, ka stimuluar qytetarët të ndërmarrin iniciativa personale, për të cilat po denohen penalisht, raporton Eni Ferhati.

“Nuk e dija, që kjo bimë quhej canabis sativa. Unë e dija që, hashashi është mjekësor. Aty e mora vesh që canabis sativa dhe hashashi janë e njëjta gjë. Deklaroj se këto bimë i kam mbjellë unë për nevoja të mijat shëndetësore”, u shpreh i dënuari me iniciale A.G.

Është ky deklarimi i një 69-vjeçari të arrestuar nga policia e Kamzës qershorin e vitit të kaluar pasi pranë banesës së tij u zbuluan të kultivuara disa bimë kanabisi.

I moshuari pranoi autorësinë edhe në gjykatë duke pretenduar se hashashin e kishte mbjellë për të parandaluar një trompozë të mundshme që i rrezikonte jetën.

“Më pyetën a ke dijeni për disa bimë të mbjella pas shtëpisë time dhe unë ju përgjigja, po e di, janë disa bimë narkotike por janë mjekësore, pasi unë vuaj nga një sëmundje e rëndë e këmbëve dhe fryrje të damarëve nga të cilët rrezikoj trompozë, pra është shumë e rrezikshme për jetën, dhe kisha dëgjuar si për shumë sëmundje të tjera si kanceri e lloje të ndryshme, biles unë i kam dëgjuar në televizor që bimët narkotike mjekësore janë të rekomanduara dhe nga mjeku dhe vendosa ti mbjell ca në mes bimeve të tjera që kisha prodhime kopshtajesh që mbjell çdo vit pas shtëpisë time dhe bilës mos ti tregoja askujt, pasi nuk doja ta dinin se unë i kisha vetëm për veten time”, tha më tej ai.

Gjykata e Tiranës u tregua ‘dashamirëse’ me 69-vjeçarin. Ndonëse u dënua me 3 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, atij iu pezullua qëndrimi në qeli, duke e vendosur në periudhë prove për 4 vite.

Gjatë gjykimit, i moshuari qëndroi 8 muaj në ‘arrest shtëpie’ ndërsa në dënimin përfundimtar, gjykata ka mbajtur parasysh faktin se i pandehuri është pensionist, baba i 4 fëmijëve, gjysh dhe me nivel të ulët arsimor./m.j

Next Post
Vrasja e Shinzo Abe/ Nëna e autorit kishte falimentuar pas donacioneve në kishën e promovuar nga ish-kryeministri

Vrasja e Shinzo Abe/ Nëna e autorit kishte falimentuar pas donacioneve në kishën e promovuar nga ish-kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

STAR WARS (Luftë “dyllave”)

July 11, 2026
Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së, Diella ka përshpejtuar punën!

Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së, Diella ka përshpejtuar punën!

July 11, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, ndërron jetë i moshuari

July 11, 2026
Mojtaba Khamenei kërcënon me hakmarrje për vrasjen e babait të tij: Kriminelët do vdesin në shtretërit e tyre!

Mojtaba Khamenei kërcënon me hakmarrje për vrasjen e babait të tij: Kriminelët do vdesin në shtretërit e tyre!

July 11, 2026
PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, do votohet për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, do votohet për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

July 11, 2026
Kanye West performon sonte në një koncert në Tiranë, nis zbatimi i masave të qarkullimit

Kanye West performon sonte në një koncert në Tiranë, nis zbatimi i masave të qarkullimit

July 11, 2026
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë falë babait tim

Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë falë babait tim

July 11, 2026
Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

July 11, 2026
Kanye West mbërrin në Tiranë, fotografohet në hotel pak orë para koncertit

Kanye West mbërrin në Tiranë, fotografohet në hotel pak orë para koncertit

July 11, 2026
Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In