• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dënohet me 21 vite burg vrasësi i Dervishajt, biznesmeni vlonjat u ekzekutua pas prishjes së pazareve për makinat

by Java News
02/01/2020 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Vasil Dervishajt në muajin qershor 2018 në qytetin e Vlorës, ka sjellë dënimin e katër personave që janë marë të pandehur nga prokuroria për këtë krim të rëndë. Njeriu kryesor që ka qëlluar mbi Dervishajn dhe e ka lënë të vdekur në vend, është Ergest Avdiu, i cili është dënuar me 21 vite burg, masë dënimi kjo sa kishte kërkuar në pretencën e tij dhe prokurori i çështjes Aurel Zarka. Ndërkohë, dënimit nuk i kanë shpëtuar dhe tre personat e tjerë që momentin e krimit ndodheshin me autorin Ergest Avdiu. Gjykata ka vendosur dënimin me 2.5 vite burg për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” të pandehurit Amarildo Grëmbi, Andi Çaushi dhe Donel Shkurti. Për sa i përket të pandehurit tjetër Nekid Arapi, për të cilin prokuroria e Vlorës ka ngritur akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”, gjykata ka vendosur pushimin e ndjekjes penale.

Por prokurori i çështjes ka apeluar këtë vendim pushimi dhe gjykata e Apelit, ka kthyer për gjykim në shkallën e parë çështjen penale kundër Nekid Arapit, ku momentalisht vijon të jetë në fazën e gjykimit.  Vrasja e Vasil Dervishaj, pronarit të një lokali të quajtur “Kafe Gimoka” në Vlorë, e ka zanafillën në prishjen e pazareve për një biznes shit-blerje makinash në Fier, konflikt i cili më pas ka agravuar deri në ngacmimin e femrave,duke sjellë me pas dhe vrasjen e Vasil Dervishit. Dervishaj ishte vënë në dijeni nga gruaja e tij, Anisa, se ishte ngacmuar dhe kishte debatuar në rrugë me Ergest Avdiun. I nxehur nga kjo situatë, Vasil Dervishaj ka dalë nga shtëpia dhe është larguar me shpejtësi, ku dhe është konfliktuar me disa persona, që deri në ato momente për të nuk kanë qenë të njohur dhe as kishte komunikuar ndonjëherë me ta, qoftë dhe në telefon. Por pa kaluar shumë nga ky sherr të dyja palët si Ergest Avdiu dhe Vasil Dervishaj, përgatiten për një sulm me armë kundër njëri-tjetrit.

Prokuroria ka ngritur dyshime se dhe viktima Dervishaj ka pasur armë në këtë ngjarje, pasi jo shumë larg makinës së tij, është gjetur një armë kallashnikov, ende e papërcaktuar se kujt i përket, por dyshimet e prokurorëve janë se arma automatike dyshohet se ka qenë e viktimës. Ngjarja e rëndë është shënuar në 4 qershor 2018, ku rreth orës 22:35 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë është raportuar se kishte të shtëna me armë dhe një person kishte mbetur i vrarë në vend. Pas shkuarjes së policisë në vendngjarje është konstatuar se personi i vrarë ishte Vasil Dervishaj. Ndërkohë nga analizimi i disa provave ka rezultuar se një person ka qëlluar mbi të dhe ai është Ergest Avdiu. Ky i fundit pas ngjarjes i ndihmuar edhe nga persona të tjerë,ka mundur të largohet, duke mos u arrestuar ende dhe sot nga policia e Vlorës. /shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Rrëfehet futbollisti i kombëtares: Ishte gjyshja ajo që identifikoi talentin tim, ja çfarë s’më pëlqen tek Reja

Rrëfehet futbollisti i kombëtares: Ishte gjyshja ajo që identifikoi talentin tim, ja çfarë s'më pëlqen tek Reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In