Ish-kryetari socialist i Bashkisë Përmet është dënuar me një vit burgim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Gilberto Jaçe, që vitin e kaluar humbi në zgjedhjet lokale, është dënuar sot nga Gjykata e Shkallës së Parë të Përmetit.
Jaçe akuzohej për një objekt të dhënë me qera buzë lumit Vjosa.Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 70 metra katrorë e cila është dhënë ndaj një personi që t’a administrojë me qera 6 mujore.