Gjykata ka dënuar ditën e sotme gjyqtaren Majlinda Andrea. E akuzuar për korrupsion në dosjen “Ksamili”, trupi gjykues e ka dënuar Andrean me 3 vite shërbim prove.
Kështu, dënimin me katër vite burg gjykata e ka konvertuar. Mësohet se gjithashtu të akuzuarës për korrupsion pasiv i është hequr e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.
Gjithashtu bashkëshorti, Odise Andrea mësohet se është dënuar me 1 vit e gjysmë burg.
Gjykata vendosi që ryshfeti prej 50 mijë eurosh i marrë nga çifti, do të konfiskohet për të kaluar në llogari të shtetit shqiptar.
/b.d










