• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pak çlirim edhe për Çlirim Gjatën!

by Denis Dyrnjaja
02/05/2023 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Ky person në foto është Rustem Gjata ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përzgjedhur dhe mbështetur në detyrë nga as më shumë dhe as më pak, Sali Berisha gjatë kohës kur ishte President i Republikës. Së fundi dosja e Rustem Gjatës u bë publike dhe u mësua e vërteta se ai kishte qenë një bashkëpunëtor i angazhuar i Sigurimit të Shtetit në kohën e diktaturës.

A e dinte Berisha këtë? Sigurisht, prandaj e vuri në atë detyrë sepse e kishte nën kontroll. A kishte si Rustemi të tjerë personazhe që Berisha i përdorte? Patjetër që po. Ishte forma më e dëshirueshme për të menaxhuar pushtetin dhe institucionet e drejtësisë dhe jo vetëm ato, duke vënë në krye të tyre njerëz të shantazhueshëm të cilët i serviloseshin atëherë e vazhdojnë t’i lëpihen edhe sot, madje edhe pasardhësit e tyre.

Etja dhe frikërat e brendshme të Berishës për të mos rrezikuar apo humbur pushtetin nga rivalët brenda PD, por edhe jashtë saj e shtyn atë drejt paranojës se thellë, që përveç se ta mbushte PD me ish-ët e sigurimit te shtetit, por edhe t’i përdorte e mbante afër ata. Ishin pikërisht ata që bënin luftën më të ashpër ndaj ish regjimit të Enver Hoxhës që të dukeshin më të zjarrtët e më të flaktët demokratë, por ishin dhe servilët kryesorë të Berishës me të cilët linçonte kundërshtarët e të gjitha dimensioneve ndër vite.

Nejse pa e zgjatur se dihet skema që ka aplikuar Berisha, politika shqiptare ka nevojë të çlirohet nga e shkuara. Tani edhe Çlirim Gjata mund të gjejë pak çlirim dhe të jetë më i qetë e realist në luftën e tij parimore për demokraci, se ca kusure janë kusure e duhen mbajtur mbi kurriz. Pra siç gëzon të mirat dhe salltanetet e pushtetit, duhet të mbash edhe kostot që burojnë prej tij.

Dhe për të lehtësuar të tillë peshë, Çlirim Gjata do të bënte mirë të kërkonte një ndjesë publike për gjithë ata njerëz që ka marrë në qafë babai i tij Rustem Gjata, as më pak e as më shumë një ish bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit në krye te Gjykatës Kushtetuese pas ardhjes së pluralizmit politik në Shqipëri.

Një ndjesë publike në emër të familjes dhe të tijin personal, thjesht do t’i jepte një lloj fisnikërie të birit të Rustemit, që aderon dhe pretendon se është një demokrat. Ndërkohë ka edhe çuna te tjerë ish sigurimsash afër Berishës që duhet të fillojnë të mendojnë se mund të përballen shpejt me një realitet të padëshiruar, por të merituar, e shkuara e errët e baballarëve te tyre si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Sepse janë ata që shfaqen si demokratët më të zjarrtë duke kompromentuar në fakt pastërtinë dhe parimet e shumë të tjerëve që aderuan në PD si njerëz që ishin persekutuar e kanë vuajtur represionin politik të diktaturës. Dëmi më i madh që i është bërë PD-së që prej krijimit të saj është pikërisht infiltrimi e më pas përdorimi i këtyre personazheve dhe pasardhësve të tyre nga Berisha për qëllimet e tij të pushtetit. E vërteta vonon, por nuk harron. Ky është një proverb që koha e vërteton gjithnjë!

Next Post
“Situata në PD katastrofike”, Kulluri: Nuk është krizë individësh por sistemi e hipokrizie!

"Të ardhurat dhe punësimi u rritën", Kulluri reagon ndaj Ibrahimajt: Çfarë nuk të pëlqen e mban në faqen e pasme të fjalimit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Avioni luftarak “F-16” rrëzohet gjatë stërvitjes në Turqi dhe shpërthen në flakë, piloti shpëton pasi hidhet me katapultë! Shikoni pamjet

VIDEO/ Avioni luftarak “F-16” rrëzohet gjatë stërvitjes në Turqi dhe shpërthen në flakë, piloti shpëton pasi hidhet me katapultë! Shikoni pamjet

August 12, 2026
VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti apokaliptik në Kolumbi, mbi 130 të vdekur dhe 570 të plagosur! Shpallet gjendja e katastrofës

Tërmeti katastrofik, Kolumbia shpall tre ditë zie kombëtare! Shkon në mbi 250 numri i viktimave, mijëra të plagosur, kërkime për të mbijetuarit

August 12, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

August 12, 2026
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

E rëndë në Maliq, i dehuri tenton t’i jap fund jetës me zhivë termometri! Mjekët e Traumës nxjerrin nga rreziku

August 12, 2026
Mashtrim 4.7 mln euro/ Detajet nga dëbimi nga Dubai i Bruno Çobos, bëri kërkesë për t’u kthyer me dëshirë

EMRI/ Gjykata e Pejës e kishte dënuar me 11,5 vite burg për vrasje, Interpoli i çon nën pranga Prishtinës kosovarin e kërkuar!

August 12, 2026
Tërmeti në Kolumbi bllokon edhe eksportin e kafesë, rriten çmimet në tregjet botërore!

Tërmeti në Kolumbi bllokon edhe eksportin e kafesë, rriten çmimet në tregjet botërore!

August 12, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

EMRI/ I riu i jep fund jetës duke pirë helm, hetime për shkaqet! Familjarët e gjetën në gjendje të rëndë, por vdiq pas dy orësh në spital

August 12, 2026
Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

“NATO po infiltrohet qëllimisht”- Putin kërcënon Europën dhe Aleancën, Ukraina sulmon thellë në bazën ruse

August 12, 2026
Makina merr flakë gjatë ecjes në Dibër-Rrëshen, nuk ka të lënduar, zbulohet shkaku! Zjarri u përhap edhe në pyllin pranë rrugës

Makina merr flakë gjatë ecjes në Dibër-Rrëshen, nuk ka të lënduar, zbulohet shkaku! Zjarri u përhap edhe në pyllin pranë rrugës

August 12, 2026
Shisnin kokainë në lokalin e natës në plazhin e Potamit, e pësojnë pronari dhe punëtori nga Lazarati! Ja çfarë u gjeti Policia

Shisnin kokainë në lokalin e natës në plazhin e Potamit, e pësojnë pronari dhe punëtori nga Lazarati! Ja çfarë u gjeti Policia

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com