• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dënime më të rrepta për zjarrvënësit në Greqi, gjobat do të rriten deri në 30 000 euro

by Java News
01/08/2023 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarrvënësit do të përballen me gjoba në rritje, deklaroi ministri grek i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, pas raportimeve se shumë prej zjarreve në kontinentin dhe ishujt grekë këtë verë janë vënë qëllimisht.

”Gjobat do të rriten deri në 30 000 euro ose më shumë”, i tha Kikilias transmetuesit shtetëror ERT të hënën në mbrëmje.

Sipas gazetës ”Proto Thema”, masa ka për qëllim kryesisht parandalimin dhe shuma mund të dyfishohet për shkelësit e përsëritur.

Shkelësit gjithashtu mund të detyrohen të paguajnë për shpenzimet e shuarjes së zjarreve. Deri më tani, ligji ka paraparë gjoba prej 300 euro deri në maksimum 5 000 euro.

Dhjetëra zjarre po shpërthejnë çdo ditë në të gjithë Greqinë, duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e kushteve javë të thata.

Javën e kaluar, kryeministri Kyriakos Mitsotakis ia atribuoi shumicën e zjarreve zjarrvënësve.

Shumë prej zjarreve shkaktohen nga pakujdesia, për shembull kur digjen pjesët e prera të kopshtit ose kur ndizen barbekju në kushte me erë.

Shkëndijat e shkaktuara nga saldimi janë një tjetër shkak. Në rast zjarrvënieje, autorët mund të përballen me burg. Autoritetet pranojnë se kapja e zjarrvënësve është e vështirë.

Sipas raportimeve, në korrik u bënë 21 arrestime në lidhje me zjarret, në një muaj kur rreth 1 470 zjarre u regjistruan në të gjithë vendin.

Rreth 19 000 turistë duhej të evakuoheshin nga ishulli popullor i pushimeve të Rodosit, dhe pesë persona kanë vdekur në të gjithë vendin si pasojë e zjarreve këtë verë, përfshirë dy pilotët e një avioni që hodhën ujë mbi flakët./m.j

Next Post
Legjenda e futbollit italian e ndan mendjen, Buffon prish kontratën dhe tërhiqet nga futbolli

Legjenda e futbollit italian e ndan mendjen, Buffon prish kontratën dhe tërhiqet nga futbolli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Dueli Prokurori e Posaçme-Qeveri, dëmtohemi?

January 12, 2026
PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit

January 12, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, përplasje e akuza në gjyq/ Ramazan Rraja: Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe. Donin t’më vrisnin familjen, por..

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, përplasje e akuza në gjyq/ Ramazan Rraja: Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe. Donin t’më vrisnin familjen, por..

January 12, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Adem Demaçi, kategori konceptuale e shtetformimit

January 12, 2026
Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Matura Shtetërore 2026/ Publikohen nga Ministria e Arsimit datat e provimeve

January 12, 2026
Durrës, braktisja e 3 fëmijëve të mitur/ Zbardhet e plotë dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kam pasur asnjë mbështetje. Me ish-bashkëshortin…

Durrës, braktisja e 3 fëmijëve të mitur/ Zbardhet e plotë dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kam pasur asnjë mbështetje. Me ish-bashkëshortin…

January 12, 2026
“Turp, Turp! Mos recito, ku janë dëmshpërblimet?!”/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq për përmbytjet. Fermerët: Duam përgjigje

“Turp, Turp! Mos recito, ku janë dëmshpërblimet?!”/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq për përmbytjet. Fermerët: Duam përgjigje

January 12, 2026
Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

January 12, 2026
FOTOT-Plagosja me armë zjarri e dy shqiptarëve në Greqi/ Detajet nga atentati, një person hyri në lokal dhe…

FOTOT-Plagosja me armë zjarri e dy shqiptarëve në Greqi/ Detajet nga atentati, një person hyri në lokal dhe…

January 12, 2026
Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In