• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Denaj me bizneset gjermane: Qeveria ofroi ndihmë të menjëhershme për sipërmarrjen gjatë pandemisë

by Java News
11/02/2021 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në takimin virtual me temë “Reflektim dhe diskutim mbi situatën aktuale të biznesit”, organizuar nga DIHA, ku ishin prezent edhe Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si dhe Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf. Gjatë këtij takimi, ministrja Denaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjitha palëve, për të përmirësuar hap pas hapi situatën e vështirë në të cilën ndodhet jo vetëm ekonomia shqiptare, por edhe ajo globale.

Ajo u shpreh, se Qeveria Shqiptare e ka vlerësuar rëndësinë e përshtatjes sa më të shpejtë me situatën dhe transformimin e ekonomisë për ta përballuar atë me sa më pak pasoja, duke reaguar jo vetëm me pagesa direkte, por edhe me fonde garancie.

Gjithashtu situata e tregut të punës dhe mbështetja e SME-ve kanë qenë në vëmendjen e Qeverisë. Ministrja përmendi edhe planin e veprimit për zhvillimin e tregtisë elektronike, digjitalizimin e bizneseve, mbështetjen e start-ups në bashkëpunim me GIZ, si dhe bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare si Kfw apo EBRD, për të përmirësuar aksesin e bizneseve në mundësi financimi.

Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf, theksoi në fjalën e tij, se “edhe pse vëllimi tregtar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë vitet e fundit është rritur dhe në rrugën e integrimit në BE janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm reformash, një pjesë e madhe potenciali vazhdon të mbetet e pashfrytëzuar. Vendimtare këtu janë siguria ligjore dhe transparenca.

Vijimi i reformës në drejtësi dhe asaj në administratë vazhdojnë të jenë me rëndësi thelbësore për demokracinë, ekonominë dhe integrimin evropian. Në këtë rrugë Shqipëria mund të vazhdojë të ketë besim në mbështetjen e Gjermanisë”.

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi nënvizoi rëndësinë e veçantë që ka patur komunikimi i vazhdueshëm dhe intensiv gjatë gjithë periudhës së pandemisë me sipërmarrjen duke vizituar dhe dialoguar në mjediset e tyre të punës për të kuptuar dhe adresuar problematikat e tyre.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Presidentja e DIHA-s, znj. Stephanie Sieg falënderoi Qeverinë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e ofruar në këtë situatë të vështirë për të gjithë. Drejtori i DIHA-s, Bledar Mankollari prezantoi rezultatet e anketimit mbi ndikimin e COVID-19 në ekonomi, i cili u zhvillua në nëntor 2020 me kompanitë anëtare të DIHA-s.

g.kosovari

Next Post
Nëse keni kaluar COVID/ Ç’duhet të dini për vaksinat, mutacionet e reja dhe sa rrezikoni të infektoheni

Mutacioni britanik i COVID/ Paralajmërimi i ekspertëve: Do të përhapet në të gjithë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In