• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Denaj: Agroturizmi, kombinimi perfekt i bujqësisë me turizmin, fuqizon  familjet në zonat rurale

by A R
28/07/2024 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë prezantimit të saj në Kongresin e Partisë Socialiste, u shpreh, se 6 vite më parë në Shqipëri numëroheshin vetëm 10 agroturizma,  ndërsa sot ka më shumë se 260 të tillë.

Sipas Denaj, agroturizmi është kombinimi perfekt i bujqësisë me turizmin , i familjes me sipërmarrjen , i fermerit me tregtarin, i mikpritjes emocionuese me produktet cilësore ushqimore  shqiptare, të cilat sot kanë marrë një jehonë  në mediat ndërkombëtare.

“Agroturizmi si njësi ekonomike  është në fokus të zhvillimit ekonomik në mandatin tonë të 4 qeverisës, kjo falë një objektivi të qartë  për të fuqizuar familjet në zonat rurale e per të zhvilluar më tej  këto njësi për të rritur  mirëqënien e tyre”, u shpreh Denaj.

Një agroturizëm sot angazhon më shumë se 25  familje  dhe janë 11 hektar tokë  të punuar, duke ruajtur kështu farat autoktone, e duke ndjekur një protokoll cilësor brenda standarteve të BE, por njëkohësisht agroturizmi sot është kthyer në një model të suksesshëm  të punësimit të shumë të rinjëve, grave të cilat  sot i kanë dhënë një vlerë më të shtuar mikpritjes shqiptare , tha Denaj në  fjalën e saj në Kongresin e socialistëve.

“Sigurisht që shëmbujt e suksesit janë pafund në Shqipërinë tonë  nga veriu në jug , nga Tropoja në Konispol, nga Vermoshi në Përmet , ne kemi shembuj suksesi, ku ata që më parë kanë punuar  në emigracion janë kthyer, e kanë gërshetuar dijen  në tokë të huaj me dashurinë e tokës së etërve të tyre, theksoi Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural.

Duke iu drejtuar socialistëve, Denaj tha, se kjo është një rrugë pa kthim, që vetëm qeveria socialiste mund ta zhvillojë këtë zhvillim eksponencial në 4 vitet e ardhshme . “Janë më shumë se  260 agroturizma sot, por ne synojmë 1000 agroturizma  në 2030 të një cilësie fantastike ndërkombëtarisht të njohur , ku absolutisht punësimi i të rinjëve, të rejave  dhe të gjithë zonave rurale do të jetë një fakt”, u shpreh Denaj, duke e mbyllur fjalën e saj me  vlerësimin,  se  brandi shqiptar do të marrë vlerën që meriton puna dhe djersa e tyre.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

November 24, 2026
Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

November 24, 2026
“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

November 24, 2026
Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

November 24, 2026
Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

Raketat ruse në Poloni, Rutte: Incidentet i rrezikshëm, po verifikojmë nëse ishte i qëllimshëm

November 24, 2026
Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

November 24, 2026
“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

November 24, 2026
Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

November 24, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Elisa Spiropali thyen heshtjen pas përjashtimit: Flasim nesër në 11:00

November 24, 2026
Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In