Një 34-vjeçar në Kukës dëmtoi posterin e kandidatit të së majtës, Hasan Halilaj, vendosur në vendin e quajtur “Gjashtëkatëshi”.
Mësohet se për Ç.G.-në ka nisur hetimi në gjendje të lirë, kur është konstatuar se ai ishte i pirë dhe nuk e ka bërë me paramendim këtë veprim.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen 2 të Bashkisë Kukës. Për të riun rëndon akuza e shkatërrimit të pronës









