• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëmshpërblimi/ Të përndjekurit edhe 6 ditë afat për aplikimet e reja

by Java News
26/12/2017 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka mbetur më pak se një javë në dispozicion për të dënuarit nga regjimi komunist, që të bëhen pjesë e skemës së dëmshpërblimit. Në fillim të këtij viti, Qeveria vendosi të rihapë afatin e aplikimit duke iu dhënë mundësinë të gjithë atyre, që nuk kishin arritur të depozitonin kërkesë më parë, të bëhen pjesë e procesit. Por një hapësirë e tillë u krijua vetëm për ata ishtë përndjekur që jetojnë. Nga Ministria e Drejtësisë ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare mbi numrin e dosjeve të dorëzuara rishtazi.

“Brenda datës 31.12.2017, ish-të dënuarit politikë, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën me shkrim, për përfitimin e dëmshpërblimit financiar për dënimin penal të padrejtë”, thuhet në nenin 19 të Ligjit të ndryshuar në shkurt të këtij viti.

Vlen të theksohet se mosparaqitja e kërkesës brenda afatit, sjell humbjen e së drejtës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarin politik. Nga ky vendim nuk preken ata, që e kanë dosjen në Ministrinë e Financës. Për këta të fundit, procesi i ndarjes së kësteve do të vijojë normalisht.

DOSJET JASHTË AFATIT

Bashkë me rihapjen e afatit, Qeveria vendosi të përfshijë në skemë ish-të përndjekurit, që kishin aplikuar jashtë afatit. Nga ky ndryshim u penalizuan trashëgimtarët. Kështu, nga më shumë se 3 mijë aplikime të kryera pas 2009-s, vetëm 320 prej tyre do të trajtohen me dëmshpërblim.

Nga këta, 293 bëjnë pjesë në kategorinë “Burg dhe izolim në hetuesi”, ndërsa 27 në kategorinë “Izolim në institucion psikiatrik”. Për shmangien e burokracive dhe për të lehtësuar ish-të dënuarit nga detyrimi për të mbledhur e paraqitur edhe një herë pranë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e kërkuar, është përcaktuar që këto aplikime të përfshihen menjëherë në proces. Pra, nga ana e këtyre të dënuarve apo familjarëve të tyre nuk do të jetë i nevojshëm dërgimi i dokumenteve shtesë.

FATURA

Rreth 919 milionë lekë, ose thënë ndryshe 7.5 milionë dollarë është fatura për dëmshpërblimin e 320 të dënuarve që u përfshinë rishtazi në proces dëmshpërblimi. Pagesat do të kryhen mbi bazën e rendit të përcaktuar ku të parët, që do të kenë mundësi të përfitojnë, do të jenë të dënuarat gra dhe ata që janë në moshë mbi 75 vjeç.

PANORAMA

ma.me

 

Next Post
Nënshtetësia për Janullatosin, presidenti grek: Përmirëson marrëdhëniet mes dy vendeve

Nënshtetësia për Janullatosin, presidenti grek: Përmirëson marrëdhëniet mes dy vendeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com