• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit, ministrja teknike verifikon 23 mijë dosje

by Java News
13/06/2017 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave do të kalojë në “sitë” të gjithë dosjet e ish-të përndjekurve politikë të regjimit komunist.

Janë në total 23 mijë dosje përfituesish, të ndara në dy kategori, ajo parësore dhe ajo joparësore. Ministria e Financave, nën drejtimin e një ministreje teknike të emëruar nga Partia Demokratike, Helga Vukaj, po verifikon edhe procesin e dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist. Ndërkohë, pritet pagesa e këstit të tetë për kategorinë parësore dhe kësteve të dytë, të tretë e të katërt për kategorinë joparësore.

VERIFIKIMI

Ministria e Financave po punon për eliminimin e të gjitha pengesave artificiale dhe vonesave të shkaktuara gjatë këtij procesi – thuhet në një njoftim për shtyp. “Ministria e Financave u kërkon shoqatave të ish-të përndjekurve politikë dhe individëve të interesuar, që të përcjellin pranë nesh çdo shqetësim që ata kanë lidhur me procesin e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë të regjimit komunist. Vihet në dispozicion dhe numri 0676054545. (Ëhatsapp, Viber) për çdo denoncim”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

KATEGORIA PARËSORE

Janë gjashtë kategori prioritare dhe janë përcaktuar dokumentet që duhen plotësuar për çdo kategori përfituese. Të parat në listë janë gratë ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, të cilët vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish-të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Në kategorinë e katërt prioritet kanë persona ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Ndërsa për kategorinë e pestë prioritet kanë persona ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashë- gimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç.

Në kategorinë e gjashtë prioritarë janë ish-të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç, të cilët duhet të dorëzojnë certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie.

TRASHËGIMTARËT

Fëmijët e ish-të dënuarve politikë dhe nipërit e tyre duhet të plotësojnë një sërë dokumentesh për të marrë dëmshpërblimin.

Dokumentacioni që duhet të dërgohet në Ministrinë e Financave për shpërndarjen e këstit të dytë është: 1.Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, (dokumenti bankar i vitit 2015). 2.Dokument identiteti (kopje letërnjoftimi, pasaportë) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Pagesat e këstit të dytë do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar për pagesën e këstit të parë, kur nuk ka: 1.kontestim nga rrethi i familjarëve, trashëgimtarët. 2. Nuk ka ndryshime të statusit të ish-të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë. 3. Nuk ka revokim të prokurës së posaçme. Ndërsa për rastet kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, kontestojnë ose ka ndryshime të statusit, nuk jetojnë, dokumentet që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave janë ato të trajtuara në materialin me titull: Dokumentet që duhen dërguar për pagesën e dëmshpërblimit për trashëgimtarët. Kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, e revokojnë delegimin me prokurë, dokumentacioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave janë: 1. Revokimi i prokurës origjinale. 2. Numër llogarie bankare në Lekë për çdo trashëgimtar. 3. Dokument identiteti (kopje letërnjoftimi, pasaportë) për çdo trashëgimtar.

TE DHENA

23 mijë është numri i ish-të përndjekurve politikë, që përfitojnë dëmshpërblim.

1500 ish-të dënuar politikë të kategorisë parësore kanë marrë këstin e shtatë dhe janë në pritje të këstit të tetë.

500 trashëgimtarë ish-të dënuar politikë kanë marrë deri tani vetëm këstin e parë.

600 trashëgimtarë të ish-të dënuarve polikë kanë marrë më shumë se dy këste dhe janë në pritje të kësteve të radhës.

GJASHTË KATEGORITË

1.       Kategoria e parë parësore, ish-të dënuarat politike gra, që jetojnë. Kategoria e dytë parësore, ish-të dënuarit politikë, që jetojnë mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Kategoria e gjashtë parësore, ish- të dënuarit politikë që jetojnë, të cilët kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

2.      Kategoria e tretë parësore, ish-të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda.

·         Kategorinë e katërt parësore, ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

1.       Kategorinë e pestë parësore, ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur.

2.      Kur ish-i dënuari politik që jeton ose trashëgimtari ligjor humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim gjykate i është përcaktuar kujdestari ligjor, në këto raste veprimet nga Ministria e Financave bëhen në emër të personit me këtë të drejtë.

3.      Ish-të dënuarit politikë që jetojnë ose trashëgimtari ligjor kanë të drejtë ta delegojnë me prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiar. Në këto raste, veprimet nga Ministria e Financave kryhen në emër të personit me këtë të drejtë./GSh/a.m.

Next Post
Dënohet me 30 ditë burg lideri i opozitës ruse, Navalny akuzohet për tubim të paligjshëm

Dënohet me 30 ditë burg lideri i opozitës ruse, Navalny akuzohet për tubim të paligjshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In