• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Demontohen fishekët e fundit në Mjekës, investim në uzinë për prodhimin e municioneve

by A R
10/11/2017 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës (Elbasan) sapo ka përfunduar demontimin e municioneve të fundit jashtë nevojave të Forcave të Armatosura, por puna e kësaj uzine sapo ka filluar, pasi së shpejti pritet të rivihet në punë linja e saj e prodhimit.

Lajmin e dha vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ishte në Mjekës ku demontoi personalisht në mënyrë simbolike fishekët e fundit dhe njoftoi një investim shumë të rëndësishëm në këtë uzinë. “Sapo demontuam fishekët e fundit të municioneve jashtë nevojave të FA. Një proces i vështirë por i domosdoshëm dhe një proces ku Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës, ka pasur përgjegjësinë kryesore. Mjekësi, sapo e ka përfunduar punën e vet për demontimin e municioneve dhe për ne është shumë e rëndësishme ruajtja e historisë, apo e traditës të industrisë ushtarake të kësaj zone dhe të Mjekësit në veçanti, për ato kapacitete të cilat ka. Jemi në hapat e fundit të konkretizimit të një investimi të konsiderueshëm, me një kompani e cila është lider në Europë për prodhimin e armëve dhe të municioneve, dhe që do të vijë në Mjekës me një investim të konsiderueshëm dhe me mundësinë e jashtëzakonshme për të vazhduar punësimin e dhjetëra familjeve të zonës, por jo vetëm”,- u shpreh ministrja Xhaçka.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm janë në diskutime konkrete me shumë kompani të cilat janë pjesë e vendeve të NATO-s, për rivitalizimin e uzinës së Mjekësit dhe të ndërmarrjeve të tjera të prodhimit dhe të demontimit të municioneve.

Rivënia në punë e linjës së prodhimit të kësaj uzine, jo vetëm do të hapë një faqe të re për industrinë ushtarake shqiptare, por do të ndikojë edhe në ekonominë e zonës përreth, pasi pritet të krijojë dhjetëra vende të reja pune.
Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës ka qenë ndërmarrja që ka mbajtur peshën kryesore në procesin e demontimit industrial të municioneve të tepërta. Gjatë viteve 2009 – 2017, ka demontuar në total 26 005 ton municione.

Gjithashtu, ministrja Xhaçka ishte edhe në Uzinën Mekanike në Gramsh, ku aktualisht vijon procesi i demontimit industrial të municioneve të tepërta. Kjo ndërmarrje ka për demontim edhe rreth 600 000 kapsolla detonatore, proces që përfundon brenda këtij viti./a.m.

Next Post
FOTOT/ “Perëndesha Tanya”, seksbomba që po trondit Instagramin

FOTOT/ “Perëndesha Tanya”, seksbomba që po trondit Instagramin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

I plagosuri në protestë dërgohet në Itali, Rama: Nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha (VIDEO)

October 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In