• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokratët zgjedhin sot kryetarin e ri, bojkotojnë kritikët

by Java News
22/07/2017 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike midis dy kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduart Selami, i cili u la jashte listave te kandidateve per deputete.

Votimi po zhvillohet në 68 qendra në të gjitha degët e PD nga ora 08:00 deri në orën 19:00.

Rreth 104 mijë anëtarë demokratë nga 68 degë në rrethe, do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Në të gjithë vendin do të jenë 73 Komisione të Votimit, ku demokratët do të kenë mundësi të votojnë që nga ora 08:00 e mëngjesit të ditës së shtunë deri në orën 19:00. Në secilën prej 73 komisioneve të dy kandidatët në garë Basha dhe Selami do të kenë përfaqësuesit e tyre, ndërkohë që të gjithë votat do të numërohen në selinë e PD-së në Tiranë.

Në ditën e heshtjes zgjedhore, një ditë para që demokratët të zgjedhin kryetarin e tyre, në ambientet e brendshme dhe të jashtme të selisë qendrore të PD-së, situata paraqitej e qetë, përveç komisioneve që paraqiteshin në selinë blu për të tërhequr pjesën logjistike të procesit.

Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqësuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve. Zgjedhja e kryetarit të PD është me parimin një anëtar një vote, dhe mbahet pas një fushate intensive qe kane kryer kandidatet Lulzim Basha dhe Eduard Selami, ne çdo dege të PD në gjithë vendin.

Zgjedhjet në PD, zhvillimet e fundit

Ora 09:55 Voton në selinë e PD kandidati Eduard Selami
Kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami ka votuar në selinë qendrore të PD në zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike

Ora 09:15 Komisioni i operacioneve elektorale: Procesi vijon normalisht

Kur ka kaluar një orë nga nisja e procesit të votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike Komisioni i operacioneve elektorale njofton se procesi zgjedhor ka nisur në mënyrë të rregullt në të 73 komisionet e 68 degëve të Partisë Demokratike.

Gjithashtu mësohet se në selinë qendrore ku voton dega nr. 2 e PD Tiranë, kanë filluar të votojnë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe deputetë të PD-së. Në orën 8.00 të mëngjesit anëtarësia e PD-së i është drejtuar kutive të votimit.

Ora 09:00 Kur votojnë kandidatët Selami dhe Basha

Eduard Selami do t’i drejtohet kutisë së votimit në orën 10:00, i ndjekur nga kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha, i cili pritet të votojë në orën 10:40- 11:00.

Ora 08:00 Hapet votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike

Procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike është hapur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të mbyllet në orën 19:00.

Rreth 104 mijë demokratë pritet tu drejtohen kutive të votimit në 68 rrethe për të vendosur nëse do të jetë kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha apo Eduard Selami, ai që do të drejtojë këtë forcë politike, e cila është edhe forca opozitare më e madhe në vend.

a.ç

Next Post
Votimi për kryetarin e PD-së, Selami thirrje të fortë demokratëve

Votimi për kryetarin e PD-së, Selami thirrje të fortë demokratëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In