• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokratët në ankth/ Gjyqi për vulën e PD, Gjykata e Apelit tërhiqet për vendim

by Java News
03/03/2023 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha.

përfaqësuesi ligjor i grupimit të Sali Berishës Ivi Kaso, ka kërkuar mospranimin e ankimimit.

“Mospranimin e ankimit për shkak se Enkelejd Alibeaj nuk legjitimohet, ose të pushojë ankimimin si të pabazuar në ligj dhe prova”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Indrit Sefa përfaqësues i grupimit të Alibeajt, ka kërkuar pushimin e çështjes dhe prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

“Kërkojmë pushimin e çështjes ose prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Ose ne alternative prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim”, ka deklaruar ai.

 

 

Seanca në Apel nisi në orën 11:00, dhe trupa gjyqësore do të shqyrtojë ankimimin e Alibeajt, i cili kërkon rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë.

Ende po vijon seanca në Gjykatën e Apelit për vulën e PD, ndërsa argumentet e palëve janë drejt fundit.

Kujtojmë se gjykata e Shkallës së Parë njohu Kuvendin e Berishës si legjitim për drejtimin e PD.

“Vijon seanca që nga ora 11:00, seancë thelbësore pasi ka të bëjë me lidershipin e PD. Gjykata po shqyrton ankimimin e Enkelejd Alibeaj, ndërsa nga ana tjetër është Rithemelimi ai që ka kompetencat për drejtimin e  PD.

Pasi gjykata nuk dha vendim për kërkesës paraprake të Ivi Kasos, iu dha e drejta palës tjetër të parashtrojë deklarimet e veta.

Edhe Oerd Bylykbashi që po flet tani në gjykatë pretendon se argumentet e Alibeajt nuk qendrojnë sepse nuk ka tagrin për të qenë ankimues. Ndaj kërkesa e tij është nul.

Duke mos u pranuar ankimimi mund të lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë.

Seanca po shkon drejt fundit sa i përket parashtrimit të argumenteve, por mbete për tu parë nëse gjykata do të tërhiqet për të dhënë vendimin sot, apo do kërkojë më shumë kohë dhe do të vendosë nesër. Megjithatë kjo gjykatë zakonisht vendimit i ka dhënë menjëherë sapo ka dëgjuar argumentet, të pakta janë rastet kur ka ndodhur e kundërta. Palët presin që vendimi të jepet ditën e sotme”.

Grupi i Alibeajt përfaqësohet në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues nga kryetarit të PD-së Berisha, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.

GJYQI

Gjatë fjalës së tij përfaqësuesi ligjor i Berishës, Kaso ka kërkuar që të Gjykata të konstatojë mospranim e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet.

“Gjykata të konstatojë mospranim e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit”, tha ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Alibeajt tha se nuk është momenti procedural që të ngrihen të tilla pretendime, ndërsa shtoi se gjykata duhet të shqyrtojë të gjitha elementet. Mes të tjerash ai argumentoi se ‘Rithemelimi s’lëshon dot autorizim’.

“Ky nuk është momenti procedural ku ngrihet ky lloj pretendimi. Ne mendojmë se kjo gjykatë duhet t’i shqyrtojë gjithë elementet. Ne kemi bërë edhe shtesat e ankimit tonë. Komisioni i Rithemelimit nuk ka personalitet juridik dhe nuk mund të lëshojë autorizim, që në momentin e parë që i është drejtuar gjykatës. Edhe Shkalla e Parë ka gabuar kur është legjitimuar Ivi Kaso për të paraqitur padinë. Ka një konfondim, a ka legjitimitet Komisioni i Rithemelimit?”, pyeti Sefa trupën gjykuese.

Ivi Kaso: Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Nuk ka pasur votëbesim nga Këshilli Kombëtar. Alibeaj është komanduar në detyrë përmes një deklarate nga Sekretari i Përgjithshëm, edhe ky i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021. i vetmi organ për drejtimin e PD-së është Komisioni i Rithemelimit. Ankimimi është firmosur nga një person që nuk gëzon asnjë tagër.

Indrit Sefa: Lulzim Basha bëri kërkesë në Gjykate dhe tha jam pale e interesuar. Dhe në atë moment gjyqtari Agron Zhukri duhet t’a pushonte çështjen

Gjyqtari: Mos citoni emra gjyqtarësh, por referojuni gjykatës.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Media parashtroi të gjitha mundësitë që mund të ndodhin në këtë proces gjyqësor, që kryesohet nga Elona Mihali dhe anëtarë janë Irdia Kacerja dhe Astrit Kalaja. Lala tha se nuk përjashtohen mundësitë që çështja të kthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe nëse ndodh ky skenar, rrezikon që PD e Berishës mos të regjistrohet në zgjedhje.

Kujtojmë se sot opozita, ka thirrur një protestë kombëtare, e cila do të mbahet para Kryeministrisë. Protesta në fjalë do të nisë në orën 12:00, ndërkohë që Berisha tha se tubimi nuk kishte lidhje me vendimin që do të jepte gjykata për vulën./m.j

Next Post
Intervista/ Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Lajçak flet për takimin mes Vuçiq dhe Kurtit në Bruksel

Intervista/ Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Lajçak flet për takimin mes Vuçiq dhe Kurtit në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

February 14, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

February 14, 2026
Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

February 14, 2026
Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

February 14, 2026
Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In