• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Demokratët duhet të mos t’i shkojnë më mbrapa vulëhumburit Sali Berisha”

by A R
19/12/2022 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla gjatë një takimi me banorë të Libofshës në Fier është shprehur se pavarësisht situatës së inflacionit të luftës i cili ka prekur çdo qytetar në Shqipëri dhe kudo në botë, qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për t’u ardhur në ndihmë familjeve shqiptare.

Balla theksoi se qeveria Rama nga janari 2022 paguan 80% të vlerës së faturës së energjisë së çdo familje, ndërkohë që në Europë një gjë e tillë pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i 2023.

“Prej 24 Shkurtit jemi në një luftë, e cila po kryhet me mjete ushtarake në Ukrainë por impakti i luftës ka prekur sot çdo qytetar të Europës dhe të mbarë botës. Inflacioni i luftës ka prekur çmimet e ushqimeve, çmimin e karburantit por ndërkohë që ajo që e them me shumë krenari është fakti që edhe pse në bursën europiane të energjisë çmimi sot është shumë herë më i lartë sesa ishte para një viti, qeveria shqiptare vijon të paguajë diferencën.

Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë që në këtë situatë ekonomike të çmimeve nuk është faji i qeverisë. Qeveria jonë ka bërë diçka që në Europë pritet nga 1 Janari 2023 të nisë subvencionimin e energjisë elektrike, ndërsa qeveria jonë e ka bërë këtë gjë që nga 1 Janari i vitit 2022. Qytetari paguan vetëm 20% të faturës së energjisë elektrike ndësrsa 80% e paguan qeveria”, tha Balla

Sa i përket procesit përzgjedhës të kandidatëve anëtar të këshillave bashkiak Balla tha se ky do të jetë një proces i hapur për këdo.

“Ne duam që këshillat bashkiakë të jenë tërësisht të ndryshme dhe efektive nga sa kanë qenë deri më sot: të hapura dhe transparentë për qytetarët, të jenë kuvende vendore të komuniteteve lokale jo sallat e mbyllura me anëtarë që nuk i njeh as lagjia e tyre.

Ne duam sa më shumë profesionistë të rinj të dëgjohen në këshillat bashkiakë, ne duam një shpërndarje dhe mbulim me përfaqësim të të gjithë bashkisë në kuvendin vendor, ne duam që ekspertiza më e mirë ekonomike, juridike, bujqësore, arsimore, shëndetësore etj., të përfaqësohet në këto këshilla më 14 Maj 2023”, shkruan Balla.

Balla gjithashtu theksoi së në 14 maj qytetarët ta japin votën e tyre më përgjegjësi, t’ia japin votën e tyre atyre që punojnë dhe jo Saliut e Ilirit njëri Sekretar Partie dhe tjetri bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Më 14 maj, do të jemi përballë atyre që kemi patur në gjithë këto vite, Sali Berisha dhe Ilir Meta, njëri Sekretar Partie dhe tjetri bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ka gjetur tenxherja kapakun dhe shtuar këtu që Sali Berisha është non-grata i SHBA-ve për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë. Unë mendoj që Shqipëria këtyre u ka treguar vendin me kohë, por kësaj here do të marrin përgjigjen e merituar. Demokratët duhet ta kuptojnë që mos t’i shkojnë më mbrapa vulëhumburit, sepse ai nuk ka hallin tonë, ai ka hallin e tij. Qytetarët duhet t’i japin votës së tyre vlerë, t’ia japin votën e tyre njerëzve që punojnë. A ka ndonjë që mendon se mund të vihen në peshore Edi Rama dhe Sali Berisha e Ilir Meta?

Sali Berishës dhe Ilir Metës ky popull ja ka dhënë të gjitha, njëri President dhe Kryeministër dy herë, tjetri President, Kryeministër dhe Kryetar Parlamenti, që siç thoshte Saliu vodhi dhe floririn.

Ne kërkojmë një rezultat që ata të mos viinë më të kërkojnë votën e shqiptarëve, sepse ata turpin nuk e njohin dhe duhet ta kuptojnë këtë njëherë e përgjithmonë”, theksoi Balla.

/a.r

Next Post
Latif Dervishi

Messi, ylli shqiptar në galaktikën kuqezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com