• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokracia/ Shqipëria bën përmirësim, The Economist: Një nga 10 performuesit më të mirë në 2022

by
02/02/2023 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është përmirësuar për të tretin vit radhazi në Indeksin e Demokracisë, duke u vlerësuar si një nga 10 performuesit më të mirë në vitin 2022, e publikuar nga revista e njohur The Economist.

Raporti i The ekonomist për indeksin e demokracisë gjatë vitit që kaloi e rendit Shqipërinë në vendin e 64 nga vendi i 68, që ishte në vitin 2021 dhe 71 në 2020-n. Më mirë në rajon vijon të mbetet Mali i Zi në vendin e 61 ndërsa është përkeqësuar Serbia, që zbriti në vendin e 68. Maqedonia është përmirësuar me një pikë, duke u ngjitur në vendin e 71. Demokracinë më të ulët në rajon e ka Bosnjë-Hercegovina, në vendin e 97 ndërsa Kosova nuk përfshihet në këtë renditje. Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile.

Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci me probleme”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”. Në 2021, vendi ynë hyri për herë të parë në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura demokraci me probleme ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias apo ndrydhja e opozitës dhe krizës. Më herët, Shqipëria renditej në grupin e tretë të vendeve me demokraci hibride. Në vitin 2022, rezultatin më të lartë Shqipëria e ka në treguesin e lirive civile me 7.35 pikë.

Treguesi i dytë me pikëzimin më të lartë është procesi zgjedhor dhe pluralizimi 7 pikë, i ndjekur nga funksionimi i qeverisë 6.43 pike dhe kultura politike 6.25 pike. Treguesi me rezultatin më të dobët është ai i pjesëmarrjes politike, me vetëm 5 pikë. Ndërkohë në raport theksohet se demokracia ne rang global ka shume pak përparim. Sondazhi vjetor vlerëson gjendjen e demokracisë në 167 vende në bazë të pesë treguesve. Sipas raportit, pothuajse gjysma e botës jeton në një lloj demokracie, ndërsa më shumë se një e treta jeton nën sundim autoritar.

/e.d
Next Post
Britania u ‘mbyll derën’ shqiptarëve, çfarë po paralajmëron ministrja e Brendshme: O gomonet, o pushtetin!

Britania u 'mbyll derën' shqiptarëve, çfarë po paralajmëron ministrja e Brendshme: O gomonet, o pushtetin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Berisha thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës: Rama sulmoi drejtësinë!

February 26, 2026
Mira Konçi rikthehet në Shqipëri? Këngëtarja bën rrëfimin e rrallë: Babi 10 vite në koma, kujdesesha si për një foshnje në inkubator

Mira Konçi rikthehet në Shqipëri? Këngëtarja bën rrëfimin e rrallë: Babi 10 vite në koma, kujdesesha si për një foshnje në inkubator

February 26, 2026
Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

FJALA E PLOTË/ Rama në mbledhjen e grupit të PS: 100 herë të kthehesha pas, 100 herë do zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

February 26, 2026
Shërbim Prove….

Edi Rama, foli si kryeministër

February 26, 2026
U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

February 26, 2026
Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

February 26, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

February 26, 2026
“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In