• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokracia ndryshon trendin në arsim! 98% e mësuesve në vend janë femra

by E S
21/06/2025 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kështu i kujton plot 44 vite punë në arsimin parauniversitar, 77 vjeçari Bujar Bashllari, i cili prej 12 vitesh ka dalë në pension. Një jetë në arsim, mesuesi i matematikes e fizikës ka lëvizur në disa shkolla, ku vendi ka pasur nevojë.

“Kam përfunduar Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër në 1969. Emërimi më ka ardhur po atje , që je emëruar mësues matematikë – fizike në fshatin Lumaj të Korçës. Fshati im i lindjes me fshatin ku isha mësues ishte gati 3 orë në këmbë dhe terreni vështirë sepse kishte edhe lumenj. Unë e bëja një herë në jave këtë rrugë. Nëse nuk vinte makina deri në orën 6 të mëngejsit , ateherë ikja në këmbë në punë, në shi, në dëborë. Pastaj më transferuan në Kolanec dhe atje punova 4 vjet . Në Tiranë në 1995 kam punuar fillimisht në Hekal , pastaj në Domje deri në 2013“, tha Bashllari.

Na thotë se në kohën e komunizmit, figura e mësuesit respektohej jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga shoqëria.

“Roli i mësuesit respektohej jashtëzakonisht. Misioni i mësuesit është misioni më fisnik, më i domosdoshëm, më i madh, se ka të bëjë me edukimin e brezit të ardhshëm”, tha ai.

Ndryshe nga periudha e komunizmit, sot është e vështirë të gjenden mësues në ciklin parauniversitar. Nga 30 mijë mësues në sistem, 98% janë femra.

Livia Selishta është një prej mësuesve në shkollën 9-vjecare “Avni Rustemi”.

Mësuesia për të ka qënë një ëndërr e fëmijërisë.

“Unë bëra 6 vite që jam në sistemin arsimor, por në këtë shkollë kam 4 vite. Mësuesia është një ëndërr që unë e kam pasur që në fëmijëri. Që e vogël që bënim lojërat me shoqet dhe unë isha gjithmonë mesuesja. Dhe me kakimin e kohës kuptova që kjo shoqëri ka nevojë të bësh diçka që të zhvillohet, si mësues mund të prekësh të ardhmen dhe të ndikosh tek fëmijët të bëhen qytetarë më të mirë”, tha ajo.

Për ekspertët e çështjeve të arsimit, refuzimi i meshkujve për mësuesinë lidhet me disa arsye.

“Ashtu si në takim me prindër, janë shumica mama dhe shumë pak janë baballarë. Kjo lidhet me trendin që zakonisht vajzat preferojnë të kenë një orar më të shkurtuar të jenë më shpejt në shtëpi prandaj zgjedhin mësuesinë, ndërsa baballarët duan më shumë karrierë, të sjellin më shumë të ardhura. Zgjedhjet janë të lidhuara ngushtë me atë që sjell të ardhura profesoni i mësuesit”, u shpreh Irida Sina, eksperte për çështjet e arsimit.

Sipas Eurostat, Shqipëria mban vendin e parë në Evropë për përqindjen e mësuesve femra në krahasim me totalin në arsimin parauniversitar.

Next Post
Përpjekja Trump-Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, mungesa e Khamenei nuk jep dritën jeshile

Përpjekja Trump-Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, mungesa e Khamenei nuk jep dritën jeshile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com