• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokracia e brendshme e partive, shkaku i amullisë

by Ben Andoni
15/08/2019 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Me gjithë përfoljet e mëdha që i janë bërë procesit të 30 Qershorit, mënyrës sesi u organizuan zgjedhjet, por edhe dorëheqjes së fundit të ish-kandidatit të Shkodrës, Shqipëria gjendet përballë një amullie moskuptimi se nga vinë realisht këto parregullsi.

Për opozitën është e qartë: Partia Socialiste është e korruptuar, kriminele dhe nuk di të bëjë zgjedhje, por edhe kur i bën si këto të fundit do të jenë me parregullsi; kurse kjo e fundit e ka të qartë se nuk hyjnë në zgjedhje ata që e dinë se do të humbin dhe që kanë shumë gjynahe për vendin. Loja e përgjegjësive shkon nga një fushë në tjetrën por ajo që është e qartë për dy forcat kryesore është se të dy akuzojnë për t’u shfajsuar.

Në vitet e fundit megjithëse mënyrat e vëzhgimit të zgjedhjeve janë sofistikuar pa fund, sërish të dy partitë kanë dhe paraqesin probleme, por më së shumti ai që është më i madhi ka të bëjë me përballjen e këtyre partive ndaj demokracisë së tyre. Të mjafton të shikosh ankesat që nuk bëhen më në kanale partiake dhe mënyrën sesi shprehen ish-eksponentë të dy partive të kuptosh se demokracia nuk funksionon në as edhe një nga formacionet politike. Kur i shton dhe transparencën e financimeve atëherë rebusi shtohet. Ato nuk duan ose edhe më saktë duhet thënë janë krejt “të pazonjat” për të filtruar individët pozitivë, që mund të çojnë idetë e programeve respektive përpara. Tek PS-ja, që pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, nuk ka zgjedhje të brendshme dhe as mundësi ankimimi për problematika. Me deklamimin se ai që fiton zgjedhjet nuk ka pse të votohet, kryeministri e ka kthyer Partinë Socialiste në një njësi amorfe pa votime, që me shumë gjasa do të ketë një bjerrje të frikshme pas zgjedhjeve të ardhshme dhe humbje identiteti. Për Partinë Demokratike mund të thuash të njëjtën gjë me mënyrën aspak të fisme sesi ka vepruar kryetari aktual, humbës gati në të gjitha zgjedhjet dhe betejat politike, por edhe rrugën e tëposhtë ku po e çon formacionin e tij politik.

Në të dyja partitë, mbledhjet e strukturave dhe caktimi i eprorëve janë të përcaktuar që më parë prej preferencave të Rama-Bashës, ashtu si katapultimet në karrierë mbesin në dorë të dy shefave. Dhe, ndaj ndodh që rasti i Valdrin Pjetrit sot të përballë një paradoks të madh, sesi u promovua nga PD-ja, megjithëse ia dinte skedën dhe po ashtu u rimor nga Socialistët për një nga Bashkitë me problematike në vend. Sikur të dy partitë të funksiononin normal dhe filtrimi të bëhej nga strukturat, që nga ana e tyre të respektonin kanonet e partisë, njerëz të tillë nuk do ishin fare në politikë ose nuk do guxonin të ishin aty. Ndaj Basha dhe Rama na i kurseni këto shfaqje paditurie dhe shfajësimi. E keni zbritur vendin në nivel demokracie parak, duke e turpëruar realisht nivelin ku ka arritur Shqipërinë, thjesht ngaqë nuk respektoni së pari strukturat e partive tuaja, ato që i keni rrënuar për interesat tuaja të vogla, duke i kthyer në detashmente Yes-men. (Javanews)

Next Post
Vjen në Tiranë fituesi i “Palmës së Artë”, ish-vila e Enverit kthehet në kinema

Vjen në Tiranë fituesi i "Palmës së Artë", ish-vila e Enverit kthehet në kinema

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

August 18, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik pranon se u mashtrua nga një person që hiqej si shefja e stafit të Trump: E trajtova situatën siç duhet, u morën dhe masat

August 18, 2026
Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

August 18, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

August 18, 2026
“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

August 18, 2026
“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

August 18, 2026
Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

August 18, 2026
Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

August 18, 2026
Plas keq te Lacio, tekniku Gatuzo i kundërvihet pasardhësit të Igli Tares!

Plas keq te Lacio, tekniku Gatuzo i kundërvihet pasardhësit të Igli Tares!

August 18, 2026
Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri sot për çështjen e Presidentit!

Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri sot për çështjen e Presidentit!

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com