• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokraci e kërcënuar nga media dhe sharlatanët

by Java News
29/04/2021 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Ka mjaftuar numërimi i më pak se gjysmës së kutive, që Ilirit t’i dalë dehja, Monika tullumbacja të shfryhet dhe Lulzimit, djersa e sikletit të dështimit, t’i shkrijë bojën e flokëve. Tashmë atyre, për t’u krijuar përfytyrimin e fundores, këto shifra u mjaftojnë, por jo të dorëzohen. Nuk kanë turp! Zgjedhjet, pasi kanë dhënë rezultat të lexueshëm, s’kanë vonuar të dalin krekosur dy palë humbësish, duke u shfaqur në TV-të, të dekoruar pas tyre me nga një tufë të rinjsh të keqpërdorur prej honorardhënjes, me demek “e ardhmja”. Ata duartrokasin, ndonëse nuk arrijnë të dëgjojnë e të kuptojnë, ç’po thonë Luli me Monën? Duartrokasin parreshtur dështimin. Edhe më tutkuni e kupton se skena të tilla, turpëruese për organizatorët, ndërtohen që ata t’u bëjnë bisht e dredhi përgjegjësisë për humbjen dhe t’i largohen sa të mundin të vërtetës.

Këta sharlatanë, siç rëndom ka ndodhur dhe herë të tjera, humbjen e tyre do ja faturojnë jo vetvetes, por medemek vjedhjes, që Partia Socialiste në pushtet u ka bërë. E kanë bërë gjithmonë këtë, sa herë janë mundur dhe pa ju dridhur qerpiku, pa patur pikë turpi të shohin të vërtetën në sy! Pasi tufa e kalamajve prapa shpinës
së tyre iku për në shtëpi, sharlatanët u shfaqën njëri pas tjetrit në televizionet, duke akuzuar, duke kërcënuar se nuk do i njohin zgjedhjet, se ato nuk ishin demokratike, përderisa nuk u fituan nga ata.

Është e vërtetë që në këto palë zgjedhje janë vrejtur orvatje vjedhjesh përmes blerjes së votës. Kush ka ndjekur lajmet di të thotë se të kapurit “me presh” ishin kryekëput të LSI-së, kancerit të politikës shqiptare, konstruktorja e kësaj metode. Edhe ai rasti i qarkut Dibër, që u orvatën ta paraqesin si të PS, ishin njerëz të afërt të LSI -së. Sa për të tjerat, Pukë, Lezhë, Durrës, etj., prokuroria dhe SPAK i ka të dokumentuara dhe provat e paraqitura do u japin dënimin që parashikon ligji. Të gjithë jemi dëshmitarë për të parë në gjithë këtë periudhë (kohë para fushatës dhe në fushatë) se një pjesë e madhe e mediave kanë qenë e janë hapur në aleancë me PD dhe LSI. Ato kanë bërë parreshtur luftë kundër PS dhe nishanit të pëlqyer të tyre, Edi Ramës. Statusi dyshimtë i këtyre TV-ve, diku si furriqe e kotece televizive, diku si shëmbëlltyrë e pasurisë oligarke, përgojohet lart e poshtë si të
ngritura nga bota e krimit, por pa u parë të vihen në lëvizje organet e specializuara, hallka të rendësishme shtetërore, që ligji i parashikon të ndjekin krimin ekonomik. SPAK vetëm një prej tyre ka (deri më sot) në hetim, por në opinionin publik njihet mirë dhe origjina e shumë të tjerave, origjina e pisët e burimit pasuror dhe origjinës fillestare të investimit në media si dhe figura e ndotur e pronarëve, të cilën kushdo  nga organet ligjzbatuese do provonte ta gërvishte fare pak, do u shfaqej figura e vërtetë e tyre. Ju ka rënë në sy lexues i nderuar, se se herë opozita, krerët e saj, përmendin regjimin oligarkik, lidhjet e saj me pushtetin e korruptuar, nuk përmendin emra, përpos rastit kur kandidati për deputet i Elbasanit ju turr me grushta z. Luca? I thanë z.Luca “Oligark”! I thanë pikërisht atij që kurrë si është dashur të marrë pjesë në një tender, që të kërkojë fonde nga pasuria publike, sepse merret me kapjen e përpunimin e peshkut. Kur vjen puna te oligarkët e vërtetë, ata që ndërtojnë rrugë, ura, zotërojnë koncesione, kontrollojnë tregun e disa produkteve, etj., nuk ndihen. Natyrisht që s’kanë se si përmendin emra, as Lulzim Basha, as Ilir Meta dhe as Monika, sepse një pjesë prej tyre kanë qenë e janë ndër më aktivët në kontributet për PD-në, haptas, por më shumë fshetas.

Si mund të shpjegohet mbajtja në këmbë e disa televizioneve, me përjashtim të dy TV-ve me status kombëtar, në një shtet pa reklama mallrash (sepse aq prodhojmë), përpos se me pagesa shërbimesh politike? Nuk ja përtojnë që disa prej tyre të shfaqin logon “I pa varur”, disave pronësia u ngelet anonime e burimet e financimit të pa njohura. Janë këto media vizive që shpifjen dhe fyerjen i kane strukturë të përditshme editoriale, posaçërisht për ”Edvin narkomanin, Edvin narkotrafikun, Edvin Kristaq “komunistin”!. Mirëpo, ky Edvini, që thoni ju, fitoi edhe një mandat tjetër në krye të Partisë Socialiste për qeverisjen e vëndit dhe votuesit e tij janë të bindur se kjo është zgjedhja e duhur për Shqipërinë?! E jo vetëm për Edin, kryetarin e partisë, por sidomos për Partinë Socialiste, mbartëse në gjirin e saj të kapaciteteve intelektuaale më të spikatura. Ndërkohë, Sali “demokrati”, që prej një viti e thërrasin”doktor vdekja”, i pushtuar prej dëshpërimit udhëzon te vetët se nuk duhen njohur zgjedhjet. Afërmendsh, sepse me humbjen e këtyre zgjedhjeve humbi mundësinë të pastrojë nga vetja dhe familja akuzat mbi trafikun e influencës dhe korrupsionin! Meta, si president, humbi shpresat se do rrëzonte atë që ai e quante “Ramaforma” dhe si Ilir, burri i Monikës humbi partinë, që kish fituar epitetin “Kancer i Shqipërisë”. Lulzim Basha ka humbur guximin (e dyshimtë nëse e ka patur këtë cilësi!) të japë dorëheqje, një qendrim më se i drejtë ky, se PD nuk ka gjasa të gjejë një kryetar më të bukur se ai!!!? Luzim Basha pati çastin të shohë ballë për ballë veten, veprimet që ka bërë dhe t’i jepte partisë së tij shpjegimet e duhura, por u mor me shpifje dhe u soll si një
sharlatan. Mediat e tij dhe të përhershmit lëpirës opinionistë të prapanicës s’pushojnë së zëni në gojë e mburruri marrëzirat e njeriut që nuk që nuk u pa asnjëherë të qendronte me këmbë në tokë. Thirrja në mbyllje, “Poshtë
komunizmi”, e barazon me një idiot. Ka dritë të mjaftueshme për ata që duan të shohin dhe errësirë të mjaftueshme për ata që nuk duan.

Next Post
“Thuaji babit të ruajë figurën e presidentit”/ Vajza e vogël e Metës: Mos pi më, pse merresh me gruan e tjetrit?

Shkarkimi i presidentit Meta, socialistët mbledhin grupin parlamentar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In