• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëmet nga tërmeti / Veliaj: Nisim pagesat në dorë për 3 mijë dosjet e para

by A R
16/06/2020 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e një pallati të ndërtuar para viteve ‘90 në Njësinë 10, pranë Drejtorisë së Policisë, u bënë bashkë dhe aplikuan në Bashkinë e Tiranës për të përfituar nga “Fondi i Komunitetit”. Në pak kohë, ata ndryshuan realitetin e pallatit ku banonin, i cili nga një ndërtesë e amortizuar, u rikonstruktua, u vesh me kapotë dhe po vendoset një ashensor. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ndërhyrje të tilla në blloqe pallatesh të vjetra rrisin vlerën e pronës.

“Mjafton të shikoni tabelat për apartamentet që kanë dalë në shitje, ndërsa deri dje nuk u afrohej kush sepse pallati dukej si i shekullit të kaluar. Fakti që sot këto pallate marrin vlerë është lajm fantastik”, tha ai. Krahas përmirësimit të jetës së banorëve që jetojnë në këto pallate, veshja me kapotë ul faturat e energjisë për ta. “Veshja me kapotë nuk është vetëm estetike, por më shumë se kaq. Ajo ul me 30% faturën e kondicionerit tani në verë, dhe të ngrohjes kur të vijë dimri. Nëse kjo llogari del për këtë pallat, vlen për çdo pallat të Tiranës”, u shpreh Veliaj, teksa ftoi edhe banorët e tjerë të kryeqytetit që të zgjedhin së pari administratorin e tyre dhe të aplikojnë për të përfituar nga “Fondi i Komunitetit”.

Deri në fund të kësaj jave do të nisë dhënia e 3 mijë pagesave të para për familjet që kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe i përkasin kategorisë DS1, DS2 dhe DS3. “Për Njësinë 10 kemi rreth 112 dosje gati, 30 të tjera janë në proces. Deri në fund të kësaj jave do të kalojmë 3000 pagesat e para për ata që kanë vetëm dëmtime dhe rreth 300 shtëpi për ata që do t’u ndërtohet nga e para. Po të fillojmë nga 3000 pagesa dhe nga 300 shtëpi çdo javë, ecim në të dyja frontet; pra, edhe me pagesat, edhe me ndërtimin e shtëpive”, deklaroi Veliaj.

Përfaqësuesi i komunitetit të banorëve, Hasan Frangu vlerësoi nismën e suksesshme të Bashkisë së Tiranës, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve për rikonstruksionin e pallateve, përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës. “Banorët e kanë kërkuar vetë, donin të bënin termoizolimin dhe kërkuan një administrator. Hodhën firmat dhe ia nisëm punës me aplikimin. Morën edhe mbështetjen e njësisë administrative”, u shpreh ai.

Përmes projektit të Bashkisë së Tiranës, qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar nga “Fondi i Komunitetit”, ku 50% të vlerës e paguan bashkia dhe 50% mblidhen nga kontributet e banorëve.

/a.r

Next Post
Zv.presidenti i KE: Mbështesim metodologjinë e zgjerimit me Shqipërinë dhe MV

Brukseli: Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojë përmes nesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

November 7, 2026
“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

November 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Nëntor 2026

November 7, 2026
Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

November 7, 2026
Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

November 7, 2026
Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

November 7, 2026
Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In