• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Brukseli: Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojë përmes nesh

by A R
16/06/2020 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian ka porositur Prishtinën dhe Beogradin që çdo marrëveshje, në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të kalojë përmes një procesi negociues të udhëhequr nga BE-ja.

“BE-ja ka qenë duke e ndihmuar dialogun që nga fillimi. E ardhmja evropiane e vendeve është e mundur vetëm përmes dialogut të realizuar nga BE-ja. Nuk ka mënyrë që kjo të anashkalohet. Gjithçka që ata merren vesh më tej, duhet të përshtatet në dialogun me BE-në”, tha zëdhënësi i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, Peter Stano.

Duke folur për njoftimin e dërguarit amerikan për dialogun, Richard Grenelln,lidhur me takimin e liderëve nga Kosova dhe Serbia më 27 qershor në Uashington, Stano theksoi se institucionet e Brukselit mbështesin çdo iniciativë që synon të mbështesë dhe të ndihmojë dialogun e Brukselit, shkruan REL.

Duke mos dashur të spekulojë përmbajtjen e një marrëveshjeje të mundshme në Uashington, Stano nuk mendon se palët do te pajtoheshin “për diçka që do të parandalonte qëllimin strategjik të popullatës”, që nënkupton të ardhmen evropiane të këtyre vendeve.

Në Kosovë të martën pritet të arrijë përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe pritet të takohet me krerët institucionalë të Kosovës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

/a.r

Next Post
Ndërron jetë një i infektuar me koronavirus, shkon në 59 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut në alarm, 134 raste të reja me koronavirus dhe tetë viktima në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

Kallas i përgjigjet Moskës: Asnjë marrëveshje paqeje për Ukrainën nuk mund të zbatohet pa BE-në!

November 7, 2026
Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore!

November 7, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Edi duhet të mbrohet nga Rama!

November 7, 2026
Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

November 7, 2026
“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

November 7, 2026
“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

November 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Nëntor 2026

November 7, 2026
Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In