• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Dëmet katastrofike’ që shkakton COVID-19 dhe që zgjasin me vite/ Ja cilat janë

by Java News
27/06/2020 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët sapo kanë filluar të kuptojnë një gamë të gjerë të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga koronavirusi i ri, disa prej të cilave mund të kenë efekte të zgjatura për pacientët dhe sistemet shëndetësore për vitet në vazhdim, sipas mjekëve dhe ekspertëve të sëmundjeve infektive.

Përveç problemeve të frymëmarrjes që i bëjnë pacientët të mundohen të mbushen me frymë, virusi që shkakton sëmundjen COVID-19 sulmon shumë sisteme organesh, në disa raste duke shkaktuar dëme katastrofike.

“Ne menduam se ky ishte vetëm një virus i frymëmarrjes. Rezulton se ai shkon në pankreas. Shkon në zemër. Shkon në mëlçi, tru, veshka dhe organe të tjera. Ne nuk e vlerësuam që në fillim”, tha Dr. Eric Topol, kardiolog dhe drejtor i Institutit “Scripps Research Translational” në La Jolla, Kaliforni.

Përveç shqetësimeve të frymëmarrjes, pacientët me COVID-19 mund të pësojnë çrregullime të koagulimit të gjakut që mund të çojnë në goditje dhe inflamacion ekstrem që sulmon sisteme të shumta organesh. Virusi gjithashtu mund të shkaktojë komplikacione neurologjike që variojnë nga dhimbja e kokës, marrje mendsh dhe humbjen e shijes ose nuhatjes, deri tek spazmat dhe konfuzioni.

Dhe shërimi mund të jetë i ngadaltë, i paplotë dhe i kushtueshëm, me një ndikim të madh në cilësinë e jetës.

Manifestimet e gjera dhe të shumëllojshme të COVID-19 janë disi unike, tha Dr. Sadiya Khan, një kardiologe në Northwestern Medicine në Çikago.

Me gripin, njerëzit me sëmundje ekzistuese të zemrës janë gjithashtu në rrezik më të madh për komplikacione, tha dr. Khan. Ajo që është befasuese për këtë virus janë përmasat e komplikacioneve që ndodhin jashtë mushkërive.

Dr. Khan beson se do të ketë shpenzime të mëdha për kujdesin shëndetësor dhe barrë të rëndë për individët që i kanë mbijetuar sëmundjes COVID-19.

Rehabilitim më të zgjatur për shumë njerëz

Pacientët që ishin në njësinë e kujdesit intensiv ose me respirator për javë të tëra do të duhet të kalojnë kohë të gjatë në rehabilitim për të rifituar lëvizshmërinë dhe forcën.

“Mund të duhen deri në shtatë ditë për çdo një ditë që je në spital për të rikuperuar atë lloj force”, tha dr. Khan. “Është më e vështirë për moshat më të vjetra, dhe nuk mund të kthehesh kurrë në të njëjtin nivel funksioni”.

Ndërsa pjesa më e madhe e vëmendjes ka qenë në pjesën më të vogël të pacientëve që përjetojnë sëmundje të rëndë, mjekët gjithnjë e më shumë po shqyrtojnë nevojat e pacientëve të cilët nuk ishin të sëmurë sa duhet për të kërkuar shtrimin në spital, por ende po vuajnë muaj pasi u infektuan fillimisht.

Sapo kanë filluar studimet për të kuptuar efektet afatgjata të infeksionit, u tha të enjten gazetarëve në një konferencë nëpërmjet telefonit Jay Butler, zëvendësdrejtori për sëmundjet infektive në Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Dëgjojmë raporte sporadike për njerëz që kanë lodhje të vazhdueshme, gulçim”, tha Butler. “Sa kohë do të zgjasë është vështirë të thuhet”.

Ndërsa simptomat e koronavirusit zakonisht fashiten në dy ose tre javë, rreth 1 në 10 persona përjetojnë simptoma të zgjatura, shkruajti të martën në Revistën Mjekësore Britanike Dr. Helen Salisbury nga Universiteti i Oksfordit.

Dr. Salisbury tha se shumë nga pacientët e saj kanë rezultate normale nga grafitë e gjoksit dhe nuk kanë asnjë shenjë të inflamacionit, por ende nuk janë kthyer në normalitet.

“Nëse më parë keni vrapuar për 5 kilometra tri herë në javë dhe tani ndjeheni pa frymë pas një ngjitjeje të vetme shkallësh, ose nëse kolliteni pa ndërprerje dhe jeni shumë të lodhur për t’u rikthyer në punë, atëherë frika se mund të mos e rifitoni kurrë shëndetin tuaj të mëparshëm është shumë e vërtetë”, shkruajti ajo.

Doktor Igor Koralnik, shef i sëmundjeve neuro-infektive në Northwestern Medicine, shqyrtoi literaturën aktuale shkencore dhe zbuloi se rreth gjysma e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 kishin komplikacione neurologjike, si marrje mendsh, ulje të gatishmërisë, vështirësi në përqëndrim, çrregullime në aromë dhe shije, spazma, goditje në tru, dobësi dhe dhimbje muskujsh.

Dr. Koralnik, zbulimet e të cilit u botuan në revistën “Annals of Neurology”, ka filluar një klinikë ambulatore për pacientët COVID-19 për të studiuar nëse këto probleme neurologjike janë të përkohshme apo të përhershme.

Dr. Kahn vëren ngjashmëri me HIV-in, virusin që shkakton sëmundjen SIDA. Pjesa më e madhe e vëmendjes fillestare ishte te vdekjet.

“Në vitet e fundit, ne kemi qenë shumë të përqendruar në komplikimet kardiovaskulare të të mbijetuarve nga HIV-i”, tha dr. Kahn./VOA

Next Post
Humb jetën një pushues në plazhin e Tales, në Lezhë

Gjendet një trup i pajetë në det/ U pikas nga peshkatarët në zonën e Qerretit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com