• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dembelë Stambolli në Tiranë e gjetkë ku ka të marrë

by Lorenc Vangjeli
22/08/2017 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Nga deti në liqen, ka shumë tablo marrëzie që rrëfejnë ngutin shqiptar për të zgjedhur gjërat më të gabuara dhe për t’i bërë ato me një shpejtësi ngjethëse. Këto janë dy pamje të ndryshme që ngjajnë pafund që vëtetojnë për të zezën e atyre që e kanë provuar se është më mirë të dish sesa të kesh. Ne kemi pasur, por pak herë kemi ditur. Dhe kemi ditur të bëjmë mbrapsht ato që kemi pasur.

Rasti i parë. Në fund të viteve 90’ dhe në fillim të viteve 2000, shtëpia në plazhin e Durrësit ishte një ëndërr në Tiranë. Ajo shtëpi ishte status social dhe nevojë estetike. Mbasi u ndërtua ethshëm në gjithë hapësirën që zinte dikur zona e njohur si Teuta e Apollonia e deri tek sektori Iliria, më të guximshmit i hodhën sytë nga Plepat. Aty ku përfundonin Kovaleshencat e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Rendit. U ndërtua kryesisht në breg të detit dhe në zonën ranore. Shkëmbi i Kavajës, ngrehina krenare e natyrës dhe pika e referencës për gjithë zonën, u bë shpejt thjesht një kujtim i të shkuarës. Ndërtimet e bëra nga njeriu i kanë zënë frymën, fytyrën dhe e kanë fshehur mbas betonit të makutërisë demokratikase shkëmbin e bërë vrima-vrima për topa e tanke nga paranoja komuniste e Hoxhës. Aq i madh ishte nguti për të ndërtuar sa shumë shpejt, çdo godinë e re nisi të vriste ngapak godinën më të vjetër ekzistuese dhe të gjitha bashkë, ndërtime të vjetra dhe të reja, vranë përfundimisht njëra-tjetrën.

Tani, kush ka një shtëpi në atë zonë mendon ta shesë dhe kush kalon aty përballë dritareve pa perde dhe me errësirë, nuk mendon kurrsesi të blejë.

Në të dy anët e rrugës deri dhe matanë shinave janë me qindra e qindra apartamentet e mbetur pa shitur; secili prej tyre, një dëshmi tronditëse budallallëku e inisiativës “private”, strukturave të liga të pushtetit dhe monument babëzie i shoqërisë së sotme shqiptare.

Boshësia e atyre apartamenteve të zymtë e bosh është çmimi i tmerrshëm që privatët po i paguajnë marrëzisë së tyre dhe njëkohësisht, është edhe  çmimi që gjithë shoqëria po i paguan marrëzisë së atyre privatëve dhe shtetit budalla të shumë viteve rresht që heshti dhe mbylli sytë për marrëzinë që po bëhej në këtë zonë.

Rasti i dytë. Në epokën kur Shqipëria kishte tren, deti në këtë zonë dukej sapo kalohej Shkozeti. Hekurudha ecte paralel me bregun e detit për gati dhjetë kilometra dhe po paralel me të, kalonte dhe një rrugë automobilistike dy kalimshme që të çonte në jug. Kur udhëtimi me tren u harrua dhe hekurudha u bë relike, dhe mbi të gjitha, kur shqiptarët nisën të zbulojë makinat, sa për nevojë jetike, aq dhe për dëshirën për vanitet, u bë i domosdoshëm zgjerimi i rrugës. Dhe këtu aftësia e pabesueshme vendase për të prishur bucelën ekzistuese në emër të kanoçes së përkohshme, nxorri krye në mënyrë të jashtëzakonshme. Askujt nuk i vajti në mend se ndërtimi i rrugës aty, praktikisht vriste dhe bënte të papërdorshëm nja dhjetë kilometra plazh ranor në zonën më të mirë të mundshme. Kush projektoi i ra shkurt dhe kush dha detyrën e projektimit nuk është se mendoi më gjatë. Tashmë rruga, e gjitha e ndërtuar në rërë është shndërruar në një mur Berlini dhe madje edhe më të vështirë për t’u kaluar nga një anë në tjetrën. Më më shumë se dhjetë kilometra, ka vetëm dy mundësi për kthim pas, një tek Mali i Robit dhe tjetri në hyrje të Kavajës, tek mbikalimi. Çfarë është gaz, hare  dhe lehtësi e shoferëve që mund të ecin sipas tabelës me 90 kilometra në orë, në të vërtetë, është vrasja përfundimtare e një plazhi të vrarë pothuaj pa shpresë për rilindje. Në këtë brez që jeton sot, jo njëherë.

Rasti i tretë. Eshtë një rrugë tjetër, megjithatë, që mban rekordin e marrëzisë. Eshtë rruga panoramike që nis që nga kthesa e Linit e deri në hyrje të Pogradecit. Nuk mbahet mend se kur ka filluar, sa herë është inspektuar apo inaguruar, por nuk dihet se kur do të përfundohet. Në mandatin e parë të të majtëve, në reformën për kontrollin e teritorit dhe të prishjes së ndërtimeve pa leje, të gjithë lokalet anës rrugës u hodhën në erë. Nisi puna për të përfunduar çfarë kishte nisur Berisha. U ndërhy sërish në projekt dhe në anën e liqenit të mrekullueshëm të Pogradecit, u bënë korsi për këmbësorë dhe biçikleta. Katër vjet më pas duhet bërë një bilanc se çfarë ka ndodhur. Shqiptarët që udhëtojnë drejt Pogradecit, Korçës apo dhe më në jug e juglindje, në Greqi e Maqedoni, kanë mundësinë fantastike të ecin me makinë me shpejtësi deri në 90 kilometra në orë. Pamja është fantastike. Ujërat janë siç i ka parë dikur Lasgushi, qoftë në perëndim, qoftë në agim të ditës. Por kaq! Ajo është një bukuri “mos më prek”! Udhëtarët nuk kanë ku ndalojnë. Ai breg i liqenit, dikur i “shk…rdhyer” nga fabrika e hekur-nikelit të Hoxhës, sot është thjesht i asfaltizuar. Edhe në vendet ku rruga ka hyrë në liqen, edhe në vendet ku ka dhjetra metra largësi nga bregu, ku fshatarët e zonës kujdesen të mbjellin jonxhë për lopën dhe misër për vete.

Nuk ka as këmbësorë, as njerëz me biçikleta, domethënë nuk ka turistë, në anën e dedikuar për ta të rrugës. Nuk ka turistë sepse nuk ka asnjë pëllëmbë plazh. Nuk ka asnjë pëllëmbë plazh sepse nuk ka mbetur asnjë ndërtim anës rrugës dhe nuk ka asnjë projekt për të ndërtuar të rinj. Ka vetëm fshatarë që nxitojnë në hallet e tyre dhe shoferë që nuk vuajnë më trafikun. Edhe fshatarët fisnikë të jonxhës që me raste bëjnë dhe peshkatarin amator për ndonjë kilogram koran, me siguri meritojnë më shumë. Po kush t’ua japë? Konfuci dikur thoshte se nuk mund të bejë dot punë të mëdha, kush nuk ka bërë më parë punë të vogla. Në vanitetin shqiptar është turp të bëhen punë të vogla, të llojit, të bëhet më parë një plan i përgjithshëm zhvillimi para se të ndërtohet. Jo! Në Shqipëri ndërtohen urat në fillim, pastaj me kismet, kërkohet të gjendet edhe lumi që të kalojë nën këmbët e saj. Ky është rregulli i pandryshueshëm i marrëzisë. Asaj që në fillim të viteve 90-të u shpall si e nesërmja e vendit me pothuaj 300 ditë diell në vit – turizmit – dhe që u besua se me tre muaj gallatë plazhi, gjithë vendi do të bëhej Evropë për gjithë vitin. Si në një ëndërr të bukur dembelësh Stambolli nga Shqipëria.

Next Post
Thatësira “tremb” qeverinë, 40 milionë dollarë për energjinë dhe zjarret

Dalin detaje nga kabineti "Rama 2", ministri edhe për Gruan e Thesarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

June 15, 2026
Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

June 15, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Pse shtresa të pa kthjelluara shoqërore po nxisin paqëndrueshmëri?

June 15, 2026
Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

June 15, 2026
“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

June 15, 2026
“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

June 15, 2026
“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

June 15, 2026
Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

June 15, 2026
Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

June 15, 2026
GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In