• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalin detaje nga kabineti “Rama 2”, ministri edhe për Gruan e Thesarin

by A R
22/08/2017 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burime nga selia e Kryeministrisë tregojnë për Top Channel se është përfunduar struktura e qeverisë së re, e cila mesa duket do të ketë disa bashkime të ministrive aktuale.

Kështu, thuhet se do të bashkohet Bujqësia me Mjedisin, Turizmi me Kulturën dhe Sportin, Ekonomia me Energjinë dhe Zhvillimi Urban me Pushtetin Vendor. Po ashtu diskutohet për një ministri të re të Thesarit, si dhe një tjetër të Gruas dhe Rinisë.

Për sa u takon emrave, flitet për një valë ndryshimesh të qeverisë së para marrëveshjes së 17 majit, ku një pjesë e figurave politike me eksperiencë do të kalojnë në drejtimin e grupit dhe komisioneve parlamentare.

Ende nuk dihet nëse qeveria e re do të ketë një përqindje të lartë grash, por mbase kjo është gjëja më e lehtë të parashikohet, po të kihet parasysh Rama si flamurtar i barazisë gjinore. Ashtu sikundër nuk është e vështirë të parashikohet rikthimi i Fatmir Xhafajt në Punët e Brendshme, si dhe konfirmimi i Damian Gjiknurit. I pari krijoi në pak kohë një profil të pakontestueshëm, ndërsa i dyti, përveçse vlerësohet si një ndër më të suksesshmit e mandatit të parë dhe më të besuarit e kryeministrit, i dha Ramës dy fitore spektakolare: Dibrën dhe Vlorën, shkruan TCH.

Nëse rezultati në zgjedhje do të jetë një kriter, disa prej ministrave udhëheqës të qarqeve mund të mos konfirmohen. Ndërkohë, më e pakta që mund të parashikohet është rikthimi i Lindita Nikollës, që e nxori Partinë Socialiste bindshëm fituese në Qarkun e Lezhës, për herë të parë pas 10 vitesh të dominuara nga Partia Demokratike.

Sidoqoftë, Edi Rama nuk ia ka përtuar surprizave, edhe kur pushteti i tij në parti dhe mbështetja në popull kanë qenë shumë më të diskutueshme sesa sot.

Sot ai vjen nga një triumf i paparashikuar, mbi shumë armiq njëherësh, në një lojë shahu, ku ai e provoi veten si i vetmi shahist në lojë. Nëse qeveria e re do të jetë një lëvizje e radhës në skakierë, atëherë çdo parashikim mund të rezultojë nul, në momentin kur shefi i vjetër dhe i ri i qeverisë do të shpallë ekipin e tij të radhës për ekzekutivin shqiptar.

Por mes këtyre informacioneve dhe supozimeve, një vendim i Ramës duket se është i pandryshueshëm. Gramoz Ruçi do të jetë në krye të Kuvendit të Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme!

Tani për tani nuk dihet ende çfarë do të bëjë Rama me ndarjen e mandatit të deputetit nga posti i ministrit, pasi përvoja e 4 viteve të para nuk dha ndonjë rezultat politik lidhur me këtë çështje. Burime qeveritare thanë për Top Channel se, Rama nuk ka vendosur gjithashtu as kur do ta shpallë qeverinë e tij të re. Opsionet janë dy, që ta shpallë të dielën në mbledhjen e Asamblesë socialiste, ose një ditë më pas. Por, kurdo që ta bëjë, është e sigurtë se fillimi i javës tjetër e gjen vendin me qeverinë e re socialiste “Rama 2”. /b.d

Next Post
Me pushime në Ksamil, kosovarit i vjedhin portofolin dhe dokumentet

Me pushime në Ksamil, kosovarit i vjedhin portofolin dhe dokumentet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Progres në financa, 23% rritje për pagesat elektronike”, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë

November 5, 2026
Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026
Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

November 5, 2026
Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In