• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Demarkacioni në udhëkryq/Deputetët e Opozitës dhe Srpska i thonë jo

by Java News
18/03/2018 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka siguruar se të gjithë deputetët e koalicionit qeverisës do të votojnë pro demarkacionit në seancën e së martës. Ai thotë se votën pro do ta japin edhe deputetë të Listës Serbe dhe të opozitës, por nuk ka treguar se kush janë ata emra. Hoxhaj thotë për Gazetën Express se kanë zhvilluar takime me të gjitha partitë që marrëveshja për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, kësaj here të kalojë përfundimisht.

Gjatë javës së kaluar Hoxhaj deklaroi në Kuvendin e Kosovës se marrëveshja për ratifikimin e demarkacionit është teknike por se e njejta është shndërruar në kauzë të madhe politike. Ai ka komentuar për Express deklaratën se “do t’i lusë deputetët e Listës Serbe që të votojnë demarkacionin”. “Gjate ketyre tri jave te fundit kemi fole sa me Listen Serbe po aq edhe me parti te tjera shqiptare ne opozite per te siguruar votat e nevojshme dhe per ta ratifikuar perfundimisht marrveshjen e demarkacionit”, tha Hoxhaj.

Raportimet nëpër media se brenda koalicionit qeverisës ekzistojnë deputetë që do të votojnë kundër demarkacionit, Hoxhaj i ka komentuar duke thënë se nuk ka asnjë dyshim që këta deputetë do të votojnë kundër marrëveshjes. “Te gjithe deputete e partnereve te koalicionit qeverise do te votojne pro marrveshjes dhe ketu nuk ka asnje dyshime, por do kete edhe deputet te opozites dhe te listes serbe qe do japin voteten” , thotë Hoxhaj.

Tutje ai tha se deri të martën do të merren intensivisht me këtë temë. Njëra prej arsyeve të rrëzimit së Qeverisë Mustafa ishte mungesa e votave për kalimin e marrëveshjes së demarkacionit. Marrëveshje kjo që llogaritet si njëra prej kushteve kryesore që do t’u mundësonte qytetarëve liberalizimin e vizave. Ndërkohë, liderët botërorë si dhe kryesuesit e Parlamentit Europian kanë apeluar klasën politike që sa më shpejt të ratifikojnë demarkacionin.

Edhe pse Kosova që një dekadë është shpallur shtet i pavarur vazhdon të mbetet si më i izoluari në botë. Qindra qytetarë çdo ditë presin para ambasadave për të aplikuar për viza pa të cilat nuk mund të udhëtojnë nëpër vendet e BE-së.

Marrëveshje është nënshkruar më 2015, por s’është ratifikuar pasi AAK e VV kishin kundërshtuar me idenë se nga ky pajtim Kosova po humbte tokë. Me ardhjen e Haradianjt në krye të Qeverisë është arritur edhe një marrëveshje e re ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Janë zotuar se do të bëhen korrigjime nëse gjenden fakte se ka pasur humbje të tokës nga ndonjëra palë.

Vetëvendosje e ka kundërshtuar edhe këtë marrëveshje dhe nuk ka pranuar të japë votën. Qëndrim të njëjtë kundërshtues kanë dhënë edhe deputetët e pakicës serbe, Lista Srpska. Seanca për demarkacionin do të mbahet ditën e martë, sipas zyrtarëve të qeverisë gjasat janë që pas tri vitesh marrëveshja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi këtë herë të kalojë përfundimisht. Gazeta Express

 

 

Next Post
Kampionati shqiptar i futbollit nxjerr anën e errët, gjyqtarët “ndajnë” ndeshjet

Kampionati shqiptar i futbollit nxjerr anën e errët, gjyqtarët “ndajnë” ndeshjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In