• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Demarkacioni në Kosovë, të humbësh kot tre vjet energji

by Ben Andoni
21/03/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pas orësh, muajsh e gati tre vitesh, Demarkacioni me Malin e Zi është kaluar në Parlamentin kosovar me limitin e votave të mundshme. Një votim maratonik, që mori jetë vetëm në tentativën e pestë për ta hedhur në votim. Deri më aty një debat shumë i gjerë në parlament, që vazhdoi pafundësisht dhe përfundoi si zakonisht në Kosovë me ofendime dhe me gazin lotsjellës.

Por, që para pak javësh, nënshkrimi i Demarkacionit ishte thjesht çështje procedure. Mungonin pak vota, që me sa duket janë peshkuar në konjukturat e shumta që janë në Kosovë. Fatmir Limaj duket se ka bërë punën në terren. Në këtë proces nuk është se kemi parë ndonjë interferim të Shqipërisë, në aspektin pozitiv, sepse me sa duket spektri kosovar është gjithnjë e më larg atij shqiptar.

Mali i Zi u duk se bëri një tërheqje taktike, që rezultoi thjesht si e tillë me votimin e fundit. Votimi mori jetë pas takimit të fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Ata dolën me një deklaratë të përbashkët sipas së cilës parashihej formimi i një trupi të përbashkët punues me përfaqësues të Malit të Zi, që do të korrigjonin. I gjithë problemi mbeti preçizimi i vijës kufitare dhe korrigjimet e nevojshme në Çakorr e Zhlep, për të cilën malazezët u ulën disi. Mu këtë kërkuan dje me të drejtë anëtarët e Vetëvendosjes që e mbushën me tym parlamentin, por ndryshe nga të tjerët: Ta korrigjojmë dhe pastaj ta votojmë. Anipse kjo nuk u mor parasysh. Arsyetimi i madh i opozitës qëndronte i patundur në faktin se Kosova po humbte 8 mijë hektarë tokë. Për kapitalin e vet politik këtë e përdori edhe tanimë kryeministri aktual, Ramush Haradinaj që kur erdhi në pushtet  që në ditën e parë të punës shkarkoi komisionin për shënimin e kufirit duke emëruar Shpejtim Bulliqin si udhëheqës të ekipit të ri, por që paradoksalisht përfundoi pothuaj në të njëjtën hulli.

Mbase nuk është vendi për të treguar se asgjë e veçantë nuk u provua me komisionin tjetër, madje nuk u mor as në konsideratë, me mirëkuptim nga të gjitha palët në Komisionet parlamentare. Kështu mbeti Marrëveshja e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit që u firmos në Vjenë më 26 gusht të vitit 2015 nga atëherë ish-Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, si edhe ish-Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.

Po pse vallë duhej të harxhoheshin tre vjet për një gjë që tek e fundit nuk lëvizi aq shumë dhe nuk pati ndryshimet e duhura për të cilat u bënë aq fjalë? Pse u anatemuan aq shumë njerëz dhe u debatua për kartën nacionale por tek e fundit, të gjitha u zbehën? Pse nuk harxhohet e gjithë kjo energji njësoj për gjetjen e mënyrave për uljen e nivelit të varfërisë? Për të gjitha ka një përgjigje: Kosova dhe Shqipëria për shkak të formimit të tyre politik do vazhdojnë të humbasin gjithnjë energji të kota.

E nëse nuk do të ishte presioni i faktorit të huaj për Demarkimin dhe përmendja e vazhdueshme e liberalizimit të vizave, presioni amerikan dhe vendeve të Quint-it, Kosova do të vazhdonte të zvarritej në qerthullin e saj të pakuptimtë.

Demarkacioni i Kosovës për Evropën është hapi i parë dhe më vendimtari ndaj pak orë më parë Avramoupulos dhe Mogherini e përshëndetën dhe dhanë sinjalet e para, sepse më pas mbetet edhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por për këto dy të tjera Bashkimi Evropian do mbylli sytë. Nuk ke çfarë t’i marrësh më Kosovës, përveçse t’i japësh pak oksigjen. Nga ana tjetër i duhet të respektojë disi kredibilitetin e politikanëve kosovarë që e premtuan Demarkacionin dhe e lidhën realisht me vizat. Shqipëria ndihmoi me sa mundi, kryesisht në aspektin politiko-diplomatik por edhe në këtë rast u pa se ndikimi i saj në Kosovë është gjithnjë e më i pakët, sepse problemet e saj e kanë treguar që Shqipërisë i duhet shumë të bëjë për demokratizimin e vet e pastaj ta eksportojë atë.

Kështu kaluan gati tre vjet, muaj dhe orë, derisa Parlamenti i Kosovës vendosi për Demarkacionin, që në fakt nuk i prishte asgjë dhe s’ka asnjë lloj ndikimi për të përveç premtimit të liberalizimit të vizave dhe që e gjitha do të harrohet krejt pas tre ditësh. Po, kështu, ndodh shpesh mes shqiptarësh! (Javanews)

 

Next Post
Drogë në burgun e Fierit, arrestohet 24-vjeçari nga Tirana

GJIROKASTER/ Arrestohet autori i grabitjes që ndodhi mëngjesin e sotëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In