• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demarkacioni, kush janë dy deputetët që zhbllokuan ngërçin në Kosovë

by Java News
21/03/2018 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga marrëveshjet më të komentuara në Kosovë ka marr fund sot pas një dite maratonike. Kosovën e zhbllokoi një nga deputetët që e kishte kundërshtuar më së shumti marrëveshjen e Demarakcionit me Malin e Zi Donika Kadaj – Bujupi së bashku me deputetin e Listës Serbe, Adem Hodza. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Donika Kadaj – Bujupi ka votuar sot pro ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, ani pse ajo këtë marrëveshje e kishte kundërshtuar para tre vjetëve duke hedhur gaz lotsjellës.Gjatë kohës sa Kadaj – Bujupi ishte deputete e Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me ish-kolegët e saj të Vetëvendosjes ishin arrestuar për hedhje të gazit në Kuvend të Kosovës, shkruan Insajderi. Për të mos ia falur Malit të Zi, 8 mijë hektarë tokë ajo kishte qëndruar në burg së bashku me liderin e VV-së Albin Kurti. Por pas tre vjetëve, kohë kjo është kur edhe VV filloi të përçahej në mes vete, Kadaj Bujupi ndërroi qëndrim. Ajo u rikthye sërish në “folenë” e saj, në partin ku ajo kishte filluar karrierën e saj politike, në AAK.

Ndërsa sot deputetja Kadaj – Bujupi në qetësi hodhi votën e saj pro kësaj marrëveshje dhe zhbllokoi Kosovën. Mirëpo nuk ishte vetëm deputetja e AAK-së që votoi pro Demarkacionit. Kosovën e zhbllokoi edhe njëri nga deputetët e Listës Serbe, Adem Hodza. Hodza ia kishte premtuar votën koalicionit qeverisës, që nëse mbledhin 79 vota, ai do ta japë votën që do ta bënte dallimin për ratifikimin e demarkacionit. Adem Hodza, është anëtar i partisë së gorarëve (JGP), ndërsa në Kuvend është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe. Rikthimi i Donika Kadaj-Bujupi në AAK, ka bërë që koalicioni qeverisës, së bashku edhe me LDK-në të sigurojë 79 vota për ratifikimin e demarkacionit, ndërsa vota e Adem Hodzës ka qenë vendimtare që marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi të kalojë sonte.

Kundërshtimi që kishte filluar para tri viteve nga Lëvizja Vetëvendosje për ta ndaluar ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është dorëzuar sot pak para orës 19:00.
Gazi lotsjellës pas një kohe të gjatë u rikthye sot në kuvend. Deputetët e VV-së hodhën për katër herë gaz lotsjellës vetëm gjatë ditës së sotme. Nga insistimi i tyre që demarkacioni të mos ratifikohet u arrestuan shtatë deputetë për shkak se hidhen gaz lotsjellës. Në tentimin e pestë të ditës së sotme, Galuk Konjufca kishte mbetur i vetëm në seancë, ai kërkonte fjalën nga Kadri Veseli, por që nuk e mori asnjëherë. Kësisoj Vetëvendosje pas tri vite kundërshtim u dorëzua sot kur u ratifikua demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi. 91 deputet kishin qenë të pranishëm ku 80 prej tyre kanë votuar për, ndërsa 11 të tjerë votuan kundër. /Insajderi.com

Next Post
Tepelenë, rrëshqitje dherash nga reshjet, rrezikohen banesat

Tepelenë, rrëshqitje dherash nga reshjet, rrezikohen banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In