• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Demarkacioni, Haradinaj apel deputetëve: Një votë kundër, izolon Kosovën

by Java News
16/03/2018 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e një deputeti të vetëm në seancën e të martës, kur do të votohet për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, mund të ndikojë në vazhdimin e izolimit të Kosovës, ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka ftuar deputetët e të gjitha partive parlamentare, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, që ta kuptojnë rëndësinë e pranisë së tyre në seancën e të martës dhe rëndësinë e peshës së votës së tyre atë ditë. “Mungesa e një deputeti atë ditë, është porosi për ta mbajtur Kosovën në izolim”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur se numri më i madh i deputetëve po e kuptojnë rëndësinë e votës për demarkacionin, ndonëse u ka bërë thirrje publike disa prej tyre që të ndryshojnë qëndrimin.

“Iu bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, krahut tjetër, Visar Ymerit, sepse e kemi marrë premtimin e LDK-së dhe grupeve tjera ta votojnë, që të votojnë, sepse nuk ka arsye që për një temë të tillë të ndahemi”, tha Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
“Po dëgjoj plotë deputetë që thonë se çka duhet të bëj Qeveria nëse votohet apo nuk votohet ligji për demarkacionin. E unë po e shtroj pyetjen, se çka duhet të bëjnë ata deputetë që bëhen shkaktar për mos kalimin e këtij ligji, i cili e ndalë izolimin e vendit dhe respekton tërësinë territoriale”, theksoi Haradinaj.

Ai rikujtoi se një kohë të gjatë edhe vet ishte kundër ratifikimin të kësaj marrëveshjeje, por tani, pas deklaratave të presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi për mundësinë e korrigjimit të marrëveshjes dhe raportit të Komisionit shtetëror, Haradinaj tha se janë mundësitë e hapura që korrigjimet e marrëveshjes të ndodhin pas ratifikimit.

Gjatë këtij viti, në tri raste Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seanca plenare për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, por nuk ka arritur të kalojë në procedurën e votimit, ngase kishte mungesë të votave për ratifikimin e marrëveshjes.

Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Ndërkohë, Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, por jo edhe ai i Kosovës, për shkak të mungesës së konsensusit të brendshëm. Ratifikimi i kësaj marrëveshje, mbetet kusht i vendosur nga Komisioni Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës./REL

a.ç

Next Post
Rossi rinovon sërish në “MotoGP” me Yamahën deri në 2020

Rossi rinovon sërish në “MotoGP” me Yamahën deri në 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In