Analisti Ilir Demaliaj ka ironizuar pritjen që mbështetësit e Partisë Demokratike i kanë bërë Sali Berishës në aeroportin e Rinasit, për kthimin e tij nga Shtetet e Bashkuara.
Në pamjet e publikuara, simpatizantë të PD-së shihen me daulle dhe duke hedhur valle, ndërsa presin mbërritjen e Berishës.
Demaliaj reagoi me ironi ndaj skenës, duke shkruar: “Fisi pret kthimin e kryetarit, shkoi te dentisti amerikan për të ndërruar protezat para vdekjes”.











