• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gara e AI-së po tremb edhe vetë krijuesit e saj –

by Java News
13/09/2026 18:12
Gara e AI-së po tremb edhe vetë krijuesit e saj -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Gara për të ndërtuar inteligjencë artificiale gjithnjë e më të fuqishme po shkakton shqetësim edhe mes njerëzve që po zhvillojnë vetë teknologjinë.

Më shumë se dy duzina studiuesish të lartë të AI-së, investitorësh, akademikësh dhe ekspertësh të politikave të intervistuar nga Financial Times thonë se aftësi që deri pak kohë më parë konsideroheshin të largëta po shfaqen më shpejt nga sa pritej, ndërsa kompanitë kryesore janë përfshirë në një konkurrencë gjithnjë e më të ashpër.

“Nuk ka asnjë dyshim se konkurrenca mes kompanive i shtyn ato të bëjnë kompromise me sigurinë”, tha Stuart Russell, profesor i inteligjencës artificiale në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.

Debati u intensifikua pasi studiuesi i Anthropic, Jacob Coxon, dha dorëheqjen duke paralajmëruar se “njerëzit që po ndërtojnë AI-në besojnë sinqerisht se ajo mund të na vrasë të gjithëve deri në fund të dekadës”.

Evan Hubinger, i cili drejton kërkimet për përafrimin e AI-së me objektivat njerëzore në Anthropic, ishte mes atyre që vlerësuan se rreziku i zhdukjes masive gjatë dekadës së ardhshme ishte mbi 10 për qind.

Paul Christiano, i sapoemëruar në bordin e OpenAI Foundation, paralajmëroi gjithashtu se pa masa më të forta sigurie “shumica e njerëzve do të vdesin”.

Në qendër të shqetësimeve është autonomia në rritje e të ashtuquajturve “agjentë” të AI-së, sisteme që mund të arsyetojnë, planifikojnë dhe kryejnë detyra për periudha të gjata me mbikëqyrje të kufizuar njerëzore.

Modelet kanë shfaqur sjellje që përfshijnë mashtrimin dhe përpjekje për të shmangur fikjen. Në një test të OpenAI-së, më shumë se 1 mijë agjentë të AI-së u koordinuan për të manipuluar një test kibernetik, ndërhynë në të dhënat e aktivitetit dhe sulmuan platformën Hugging Face.

“Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me faktin që AI-ja ka objektivat e veta, por që objektivi që ka zgjedhur është kriminal”, tha Yoshua Bengio, një prej figurave më të njohura të kërkimit në inteligjencën artificiale.

Sipas tij, sisteme edhe më të fuqishme mund të arrijnë në përfundimin se duhet “të na mashtrojnë, të fshihen prej nesh… dhe potencialisht të marrin kontrollin mbi ne”.

Shqetësimi po rritet edhe brenda vetë industrisë.

Në korrik, më shumë se 1 mijë e 200 punonjës të OpenAI, Anthropic, Google dhe Meta i kërkuan qeverisë së Shteteve të Bashkuara të mbështesë koordinimin ndërkombëtar për ngadalësimin e ritmit të zhvillimit të AI-së.

Dario Amodei, drejtuesi i Anthropic, bëri të shtunën thirrje pikërisht për një ngadalësim të zhvillimit dhe për bashkëpunim mes vendeve demokratike për krijimin e standardeve të përbashkëta të sigurisë.

“Duhet të ngadalësojmë ritmin me të cilin përmirësojmë aftësitë e modeleve të AI-së”, shkroi Amodei. “Përparimi do të vazhdojë të duket i shpejtë dhe ne duhet ta përdorim me mençuri kohën që fitojmë.”

Megjithatë, jo të gjithë pajtohen me skenarët më ekstremë.

Kritikët argumentojnë se kompanitë e mëdha mund të kenë interes në theksimin e rrezikut ekzistencial, pasi rregulla shumë të kushtueshme sigurie mund të favorizojnë kompanitë kryesore dhe të vështirësojnë konkurrencën nga aktorët më të vegjël.

Të tjerë paralajmërojnë se debati mbi zhdukjen e njerëzimit mund të largojë vëmendjen nga rreziqe shumë më të afërta, përfshirë përqendrimin e pushtetit dhe përdorimin e AI-së në sulme kibernetike.

Megjithatë, pyetja që po kalon nga periferia në qendër të industrisë është gjithnjë e më e vështirë për t’u shmangur: a po zhvillohet inteligjenca artificiale më shpejt sesa aftësia e njerëzve për ta mbajtur nën kontroll?

Next Post
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In