Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion për zbulimin e parcelave me kanabis në zonën e Sopotit në Delvinë. Gjatë operacionit një efektiv policie është aksidentuar.
Teksa patrullonte në këmbë në një zonë me terren të vështirë, ai është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime.
Polici me inicialet B.H. u transportua në spitalin e Sarandës nga ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ai pritet të dërgoet në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore./a.m.