• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Delta apo Alfa, cili nga variantet e COVID rezulton më i rrezikshëm në Shqipëri

by
01/09/2021 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa javësh Shqipëria është mbërthyer nga varianti Delta i Covid-19, ndërsa rastet ditore të infeksioneve kanë shkuar deri në 1 mijë.

Referuar një studimi të bërë nga epidemiologu Ilir Alimehmeti, rezulton se vala Delta duket qartësisht më e qetë në Shqipëri në krahasim me valën Alfa, që mbërtheu vendin tonë gjatë dimrit.

Teksa iu referohet të dhënave zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, epidemiologu ka bërë edhe një panoramë të qartë, duke krahasuar dy periudha të ndryshme dhe dy variante të ndryshme të koronavirusit, Alfa-Delta dhe dimër –verë.

Studimi i plotë:

“Krahasimi vret krijueshmërinë.”

Cit.: I panjohur

Krijueshmëria është diçka shumë me vlerë në fusha të tjera, por jo në shëndetësi dhe në shkencë miqtë e mi!

Shkenca ecën përpara duke bërë krahasime miqtë e mi, pikërisht për të mos i lënë vend krijimtarëve të shpalosin krijueshmërinë e tyre!

Për të hedhur pak dritë mbi ecurinë e variantit delta, le ta krahasojmë atë me ecurinë e variantit alfa në Shqipëri.

Në grafikë janë krahasuar dy periudha:

10 korrik 2021 – 31 gusht 2021 (53 ditë) që përkon me valën Delta, dhe

7 janar 2021 – 28 shkurt 2021 (53 ditë) që përkon me mbizotërimin e valës Alfa.

Kujdes: edhe pse varianti alfa mbizotëronte në dimër, nuk përjashtohet mundësia e qarkullimit edhe të varianteve të tjera.

Të dhënat janë të gjitha zyrtare, të marra nga buletini ditori i Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëri!

Gjatë këtyre periudhave nuk ka asnjë ndryshim në metodologjinë e survejancës, të testimit dhe të raportimit të rasteve, shtrimeve dhe humbjeve të jetës.

Rezultatet

Në valën Delta janë kryer 17.6% më shumë testime se sa në valën Alfa (p < 0.001):

223.519 në valën Delta: mesatare ditore 4217 ± 1.435 testime.

190.072 në valën Alfa: mesatare ditore 3.586 ± 608 testime.

Ecuria e testimeve mund te shihet ne Grafikun 2, ku mund të verehet se:

në gjysmën e parë të periudhave të studiuara ecuria e testimeve ditore është e ngjashem;

në gjysmën e dytë të periudhave të studiuara janë bërë shumë më shumë testime gjatë valës Delta, pra 3 javët e fundit.

Gjatë valës Delta vërehen 3.3 fish më pak raste se sa gjatë valës Alfa (p < 0.001):

13.805 raste gjatë valës Delta;

46.159 raste gjatë valës Alfa.

Pozitiviteti mesatar i testimeve gjatë valës Delta është 3.9 fish më i ulët se sa gjatë valës Alfa (p < 0.001):

13.805 / 223.519 = 6.2% gjatë valës Delta,

46.159 / 190.072 = 24.3% gjatë valës Alfa.

Shtrimet në spital gjatë valës Delta janë 11.4 fish më të ulëta se sa gjatë valës Alfa (p < 0.001):

36,4 numri mesatar i të shtruarve në spital gjatë valës Delta,

413,9 numri mesatar i të shtruarve në spital gjatë valës Alfa.

Humbjet e jetës gjatë valës Delta janë 13.8 fish më të ulëta se sa gjatë valës Alfa (p < 0.001):

42 humbje jete gjatë valës Delta,

579 humbje jete gjatë valës Alfa.

Vdekshmëria e rasteve me Delta (CFR – Case Fatality Rate) rezulton 4.2 fish më e ulët se sa gjatë valës Alfa (p < 0.001):

0.3% = 42 / 13.805 gjatë valës Alfa,

1.25% = 579 / 46.159 gjatë valës Delta.

Delta CFR = 0.3% është raportuar në raportin e ECDC të datës 23.06.2021 dhe të dhënat shqiptare e konfirmojnë.

Kujdes:

Këto janë përllogaritje bruto dhe do të rafinohen kur të mbyllet vala Delta.

Por, në të gjithë indikatorët vala Delta duket qartësisht më e qetë në Shqipëri në krahasim me valën Alfa, edhe pse numri i testimeve është shtuar gjatë valës Delta dhe ka një dokumentim më të lartë.

Ky efekt është rrjedhojë e:

Numrit të lartë të personave që e kanë kaluar infeksionin në rrugë natyrore, dhe

Numrit të personave të vaksinuar, sidomos të personave në kategoritë vulnerabël.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

/b.h

Next Post
Haga zbulon dosjet që u dërguan në zyrat e veteranëve të UÇK-së

Haga zbulon dosjet që u dërguan në zyrat e veteranëve të UÇK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com